Kristen Stewart shtatëzënë ?

Kristen Stewart mund të jetë shtatëzënë, sipas OK! magazine, aktorja mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë nga Robert Pattinson dhe çifti është duke planifikuar të ardhmen e bebes: Të dy janë dakord që fëmija të rritet ne Angli.
Megjithatë, nuk është hera e parë që dëgjohen zëra të tillë mbi Kristen. Gjatë periudhës së tradhëtisë (ne Gusht), revista Star pretendonte se aktorja ishte shtatëzënë, duke hedhur gjithashtu dyshime mbi atësinë e fëmijës.
*Thashethem ose jo, pjesa më interesante është: Të dy janë dakord që fëmija të rritet ne Angli. /Indeksonline/