Madonna dhe Brahim, në Miami

Madonna tani ka bërë për vete një djalë të ri dhe të pashëm, valltarin francez Brahim Zaibat.
Bashkë me të dashurin 25 vjeçar, këngëtarja ka shijuar dje pamjet mahnitëse të bregdetit në Miami, Florida.
Zaibat është fotografuar gjatë paraqitjes në ballkon, duke treguar format e tij trupore. Ndërsa këngëtarja 54 vjeçare, duket të jetë ndjerë rehat në shoqërinë e njeriut të saj, duke u shfaqur e pa grimuar dhe rregulluar si zakonisht dhe duke shijuar diellin në Miami. Ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar, duke shijuar pamje nga ballkoni i saj, ku kaloi kohë cilësore jo vetëm me të dashurin, por edhe fëmijët e saj. /Indeksonline/