Rekord të papunësh në Spanjë, mbi 6 milionë njerëz skanë punë
Spanjë- Shkalla e papunësisë së Spanjës u rrit me një rekord të ri prej 27.2% të fuqisë punëtore në tremujorin e parë të vitit 2013, sipas shifrave zyrtare të cituara sot nga BBC-ja.
Numri i përgjithshëm i të papunëve në Spanjë ka kaluar tashmë shifrën gjashtë milionë, edhe pse norma e rritjes është ngadalësuar.
Shifrat nënvizojnë luftën e Spanjës për të dalë nga një krizë ekonomike që filloi pesë vjet më parë.
Një demonstratë e madhe në Madrid është duke u planifikuar kundër masave shtrënguese.
Kryeministri Mariano Rajoy do të zbulojë të premten planin fiskal dhe masat politike që synojnë ndaljen e recesionit në ekonominë e katërt më të madhe të zonës euro.
Fondi Monetar Ndërkombëtar javën e kaluar shkurtoi parashikimin e saj për rritjen e Spanjës në 2013-ë, me një tkurrje 1.6% nga 1.5% dhe tha se papunësia do të arrijë kulmin në 27% këtë vit.
Shifra e papunësisë është më e lartë të paktën që prej 1976, vit pas vdekjes së diktatorit Franco të Spanjës, kohë kur filloi tranzicioni drejt demokracisë.
Dorina Bilbili/IDEA/