Mashtrimet në kohën e vizave, 5 vjet burg për sekserin e ambasadës greke
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Shqiptarët nuk kanë më nevojë për viza për të udhëtuar jashtë vendit por në gjykata vazhdojnë historitë e sekserëve mashtrues, pre e të cilëve binin qytetarët që endeshin pas dyerve të ambasadave në këkrim të një vize.
Një 42-vjeçar është dënuar me 5 vjet burg, pasi mashtronte duke u prezantuar si punonjës i ambasadës greke dhe u kërkonte atyre para qytetarëve në këmbim të nxjerrjes së një vize.
Një çift bashkëshortësh ka denoncuar në polici në tetor të vitit 2010, se shtetasi G.V u kishte ofruar ndihmën e tij për nxjerrjen e një vize për në Greqi, u kishte marrë paratë dhe nuk ua kishte kthyer më.
Rreth muajit gusht të vitit 2010, pranë ambasadës greke, çifti ka parë të pandehurin i cili i është afruar dhe i ka pyetur nëse donin vizë për në Greqi. Më pas janë ulur në një kafe dhe gjatë bisedës, i pandehuri ka marrë përsipër që do tia nxirrte ai vizën në Ambasadë, dhe i ka orientuar në lidhje me dokumentacionin që duhej të prgatisnin me qëllim për ta paraqitur në ambasadë, duke i kërkuar fillimisht dhe një shumë prej 5.000 lekë si dhe 20 euro, të cilat çifti ia kanë dhënë. Pas një jave, mashtruesi i ka kërkuar dhe 150 euro nga të cilat ata i kanë dhënë vetëm 100 euro. Në fillim të muajit Tetor, ka kërkuar dhe një shumë prej 100 euro duke i premtuar se pasaportën si dhe vizën në ambasadë, do ta merrte në datë 30 Nëntor.
Që prej asaj dite, ata kanë komunikuar në mënyrë të vazhdueshme në telefon deri sa mashtruesi i ka mbyllur numrat e telefonit celular me të cilët ata komunikonin. Çifti ka mundur t gjej nj numr tjetr telefoni dhe kanë komunikuar me bashkëshorten e tij, nga ku më pas mashtruesi ia ka dërguar dokumentat me një furgon pasagjerësh, në Durrës. Shumën e lekëve të marra të dëmtuarve, nuk e ka kthyer.
Bashkëshortët kanë treguar në polici se personi që i kishte mashtruar ishte prezantuar me emrin G.V dhe ishte rreth 40 vjeç, kishte katër fëmijë dhe kishte një shenjë plumbi në kraharorin e djathtë, shenjë të cilën ua kishte treguar vetë ai.
Edhe një tjetër shtetase ka denooncuar në policinë e Tiranës më datë 16.04.2011 ndaj personit që mashtronte për vizat greke. Ajo ka shpjeguar se në 07.04.2011 ka ardhur në Tiranë për të nxjerrë një vize në ambasadën greke, dhe aty ka takuar të pandehurin të cilin e njihte më parë. Ai e ka marrë kundrejt një shume prej 300 euro, shumë t ciln e kishte marrë pas një dite. M dat 15.04.2012 gruaja sht takuar prsri me t dhe jan ulur në një kafe për të biseduar dhe ai gjatë bisedës është ngritur nga tavolina dhe është larguar, duke lënë dhe xhupin e tij në karrige. Që nga ai moment, gruaja nuk ka mundur të komunikojë më me të, pasi ai e ka pasur telefonin të mbyllur.
Për më tepër se një vit proces gjyqësor, me 435 seanca Gjykata e Tiranës me vendimin 174, shpallur në 25.02. 2013, e dënoi 42-vjeçarin me akuzën e Mashtrimit me 5 vjet burg.