20 autobusë të rinj në Kinostudio-Kombinat, Basha: Përmbushëm një premtim
TIRANE – Bashkia e Tiranës zëvendësoi autobusët e vjetër të linjës Kinostudio-Kombinat, me 20 autobusë të rinj me parametra moderne dhe kapacitet 100 persona secili.
Kryebashkiaku Basha tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, vendosja e autobusëve të rinj në këtë linjë ishte një kërkesë e hershme e banorëve të zonës, por siç tha ai, “u realizua vetëm kur Bashkia i ktheu sytë nga qytetarët.”
“Përmbushëm një premtim të dhënë. 20 autobusë të tillë me të gjitha parametrat moderne, ndërkohë që 16 të tjerë pritet t’i bashkohen kësaj linje, në mënyrë që cilësia e shërbimit dhe frekuenca e shërbimit të jetë më e mirë.”- u shpreh Basha.
Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët e Tiranës se premtimi tjetër për ndërtimin e tramit nuk është harruar. “Bashkia po vazhdon projektin teknik që do të çojë drejt vendosjes së linjave të tramit”- tha Basha, i cili vendosi të hipte në autobus për të mbërritur në Rrugën e Kavajës, ku do të marrë pjesë në një aktivitet.
(er.nu/BalkanWeb)