E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo do te jete

Kristiano Ronaldo do te jete gati kunder ndeshjes eliminatore per Kampionatin Boteror Afrika 2010, kunder Shqiperise. Lajmin e ka bere te ditur fizioteraposti personal i asit te Mancester Junajtid, qe pak dite me pare i eshte nenshtruar nje operacioni ne kavilje. Antoni Gaspar, njeriu qe i qendron me prane Kristianos ne keto momente, ka deklaruar per mediet spanjolle se portugezi do te mund te zbrese ne fushen e lojes vetem pas 12 javesh, ose e thene ndryshe, pas tre muajsh. Pra, Ronaldo do te jete gati per klubin e tij (Mancester apo Real?) dhe Kombetaren portugeze vetem ne muajin tetor, pikerisht atehere kur Portugalia do te perballet me Shqiperine ne shtepine e saj. Me 15 tetor, kuqezinjte do te udhetojne drejt Lisbones, ku do te ndeshen me vendesit ne ndeshjen e katert per Shqiperine ne Grupin 1 eliminator te boterorit. Ronaldo kerkon medoemos ta kaloje shpejt kete problem fizik, por duket se, pertej deshirave te tij, do t'i duhet te qendroje jashte fushave dhe per disa kohe. Megjithate, asin portugez nuk po e lene dhe mediet te qete. Deshira e tij per te shkuar te Reali i Madridit ka bere qe te krijohet nje uragan mediatik rreth lojtarit, qe e sheh te perfunduar aventuren me Mancester Junajtidin, ndonese eshte ende 24 vjec. Per Shqiperine, ndeshja me Portugaline do te jete e katerta, pasi me pare kuqezinjte do te presin ne "Qemal Stafa" Suedine e Zllatan Ibrahimovicit dhe Malten. Keto do te jete dy ndeshjet e muajit shtator, ndersa 30 dite me pas, djemte e drejtuar nga Ari Han, do te udhetojne ne Budapest, ku do te ndeshen me Hungarine dhe kater dite me pas, i pret pikerisht Portugalia. Duket se per Shqiperine, keto dy muaj te pare do te jene vertet te ngarkuar me stres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›