Dinamo, sot per te siguruar kualifikimin
"Do te zbresim ne fushe per te bere me te miren dhe per te kerkuar qe te sigurojme ne ndeshjen e pare kualifikimin, per te shkuar me pas te qete ne Bosnje". Kjo ka qene sinteza e trajnerit argjentinas te Dinamos, Marselo Zuleta, qe do te perballet sot ne "Qemal Stafa" kunder serbo-boshnjakeve te Modrices, ne sfiden e pare te turit te pare eliminator te Liges se Kampioneve, me synimin per te fituar ne shtepi e shpresuar ne kualifikim, ashtu sic beri edhe ne vitin 2002 kunder lituanezeve te Kaunasit, ne ballafaqimin e fundit ne kompeticionin me te rendesishem evropian per klubet. 17-here kampionia e Shqiperise, skuadra e trete shqiptare me me shume ndeshje ne Evrope, 34 te tilla (Tirana e Partizani kane respektivisht nga 58 e 41), vjen ne ballafaqimin kunder Modrices (4 ndeshje nderkombetare ne Kupen UEFA: 2 fitore, 2 humbje) me nje ekip thuajse te ri, ne raport me ate qe i siguroi asaj titullin. Vetem pese lojtare priten te jene ne formacionin e pare, nga ata qe mposhten Partizanin ne sfiden e javes se fundit, nderkohe qe vetem tre lojtare: Pisha, Qorri, D.Xhafaj, kane qene pjese e Dinamos ne ballafaqimin kunder Kaunasit. "Kemi nje gjendje te mire fizike. Nje fitore kunder Modrices pa pesuar gol do te ishte pozitive, por dhe nje barazim na mban shpresat gjalle", thote ish-mesfushori Apolonise, Artion Poci, i cili luan qe nga viti 2003 me Dinamon. 30-vjecari eshte nje nder shtate lojtaret qe i dhane titullin e 17-te kampion Dinamos. Te Dinamo, qe do te luaj kunder boshnjakeve te Modrices nga lojtaret kampione kane mbetur Pisha, Allmuca, Granic, Diop, Ferraj, Poci e Hoxha. Dinamo ka kryer stervitjen e radhes ne kompleksin e saj stervitor, ku ka koaliduar edhe formacionin qe do te hedhe kunder Modrices. Trajneri i Dinamos, argjentinasi Marselo Zuleta, ka pare se bashku me lojtaret disa videokaseta lojen e Modrices, duke nxjerre edhe konkluzionet e nevojshme per ballafaqimin e se martes. Dinamo pritet te luaje me skemen klasike 4-4-2. Argjentinasi Borto ne porte, Paladinjo, Pisha, Diop e Sina ne mbrojtje. Poci, Allmuca, Tapia e Caushaj ne mesfushe, ndersa vija e pare sulmuese do te formohet nga dyshja Xhafaj-Kampazano. Klubi boshnjak ka zgjedhur Hotel "Tirana International" ne qender te kryeqytetit shqiptar, Dinamo ka preferuar grumbullimin ne periferi te Tiranes, ne kompleksin "Chateau-Linza".
34 Ndeshje Ka zhvilluar ne total Dinamo ne kompeticionet evropiane, duke pasur nje bilanc negativ, pasi ka mundur te fitoje vetem ne gjashte raste, duke barazuar ne po gjashte ndeshje dhe duke humbur 22 perballje.
4 Ndeshje Ka zhvilluar ne total skuadra e Modrices se Bosnje Hercegovines ne kompeticionet evropiane. Bilanci i skuadres boshnjake eshte me i mire se ai i Dinamos, pasi ne 4 ndeshje, ata kane fituar 2 duke humbur po 2.
34 Ndeshje Ka zhvilluar ne total Dinamo ne kompeticionet evropiane, duke pasur nje bilanc negativ, pasi ka mundur te fitoje vetem ne gjashte raste, duke barazuar ne po gjashte ndeshje dhe duke humbur 22 perballje.
4 Ndeshje Ka zhvilluar ne total skuadra e Modrices se Bosnje Hercegovines ne kompeticionet evropiane. Bilanci i skuadres boshnjake eshte me i mire se ai i Dinamos, pasi ne 4 ndeshje, ata kane fituar 2 duke humbur po 2.