E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fitojme ne, serbet e Bosnjes"

Kundershtari i 17-here kampioneve te Shqiperise ne Ligen e Kampioneve, FK Modrica, prej te dieles ne mbremje ndodhet i akomoduar ne hotel "Tirana International", te shoqeruar edhe nga nje ekip i televizionit shteteror boshnjak, qe do te beje nje reportazh ne lidhje me ndeshjen e pare te Modrices ne Ligen e Kampioneve. Paraditen e djeshme, lojtaret shfrytezuan "lirine" per te njohur kryeqytetin shqiptar, teksa thuajse te gjithe lojtaret te veshur me bluza blu kane blere dicka nga dyqanet artistike te Tiranes. "Eshte nje qytet i bukur, shume i madh ne raport me Modricen (rreth 36 mije banore), ka shume gjera per te pare dhe nga dhomat tona (te hotelit) pamja nga lart eshte fantastike", thote sulmuesi 19-vjecari Peter Matovic, i cili duke qene se nuk eshte pjese e formacionit shartues, kerkon ta shijoje ne maksimum kohen. "Ne e dime se Dinamo e Tiranes eshte nje ekip i mire, por ne shpresojme per nje rezultat te mire, keshtu qe ne besojme se mund te bejme dicka pozitive ne Tirane, per te shpresuar me pas ne ndeshjen e kthimit e per te shkuar me tej", thote per "Albania-sport.com" mbrojtesi 25-vjecar Bojan Maksimovic (ne foton e vogel), i cili sapo kthehej nga nje shoping i shpejte ne Rrugen e Durresit. "Kemi pare video te Dinamos, por ne e dime se disa lojtare kane ikur, keshtu qe ne shpresojme "to do well here" (te bejme mire ketu)", thote me nje anglishte perfekte Maksimovic, nr. 3 i Modrices. Modrica nga fundi i muajit maj nuk ka ne drejtim trajnerin qe e shpalli kampion, Slavisha Bozhicicin, i cili ka marre tashme bankinen e skuadres serbe, Bezanjinjes, ekipi beogradas qe u eliminua sezonin e kaluar nga Besa e Kavajes ne turin e pare te Kupes UEFA. "Trajneri Mitar Lukic ka ardhur te ne gjate kesaj vere, por ai na ka drejtuar edhe me pare. Ne e njohim ate dhe ai na njeh shume mire, pasi me te kemi fituar edhe Kupen e Bosnjes", shprehet Maksimovic, i cili luan prej pese vitesh me Modricen. Kundershtari i 17-here kampioneve te Shqiperise, Fk Modrica eshte shpallur sezonin e fundit, per here te pare kampion i Bosnje-Hercegovines, nje kompeticion i cili, ndryshe nga Superliga shqiptare me 12 skuadra, Premier Liga boshnjake numeron 16 te tilla. "Po eshte hera e pare qe ne fituam titullin kampion, por me pare kemi fituar Kupen e Bosnjes ne vitin 2004. Ne jemi nje ekip serb i Bosnjes", shton Maksimovic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›