E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria humb proven e vetme kunder Ben Qimes

Tirane - Implikimi apo jo ne vrasjen e Pirro Kocise, nga i pandehuri Arben Isufaj, ka sjelle edhe dyshimet e Prokurorise se Tiranes ne lidhje me ekspertizen e ADN-se, qe iu be pistoletes. Sipas burimeve nga prokuroria, dyshimi qendron ne pergjigjen e ekspertizes se ardhur nga jashte. Edhe pse ne te behej e ditur se gjurmet e gjetura ne pistolete qene ato te Arben Isufaj, i njohur ndryshme me pseudonimin "Ben Qimja", prokuroria rrezikon proven e saj. Sipas burimeve, shkak eshte bere data ne te cilen eshte sjelle nga Anglia, me daten qe eshte nisur kerkesa. Sipas krahasimeve qe iu eshte bere, data e mberritjes se ekspertizes eshte nje muaj me pare se data e nisjes se saj. Prokuroria e Tiranes ka nisur verifikimet e saj ne lidhje me kete ekspertize te mberritur ne vendin tone, per te pare nese gabimet jane bere gjate perkthimit te saj apo jo. Nga ana tjeter, burimet kane shtuar se do te perseritet kerkesa e bere, ne menyre te tille qe te kete nje prove kundra te pandehurit Arben Isufaj, per te mbajtur kete te fundit ne qeli, deri ne perfundim te hetimeve nga ana e prokurorise. Sipas burimeve, kerkesa e cila do te perseritet do te kete te njejten permbajtje si kerkesa pare, per te marre nje pergjigje me te dhena te sakta, ne menyre te tille qe te mos rrezohet si prova. Ekspertiza, e cila ka mberritur vetem pak dite me pare nga Anglia, vertetonte se i pandehuri Ben Qimja, ishte autori i vrasjes se Pirro Kocise. Sipas ekspertizes se bere, ka rezultuar se mbi 90% perputhshmeri kane shenjat e marra Ben Qimes pas arrestimit dhe atyre te gjetura ne pistolete diten e ngjarjes. Kjo ekspertize ishte prova qe Gjykata e Apelit vendosi ndaj 36-vjecarit te cilesuar si i forti i Fierit, masen e sigurise "arrest me burg". Por avokati mbrojtes i Isufaj ka arritur te zbuloje qe ky dokument, i cili perdoret si prove kundra klientit te tij, ka ardhur me pare ne vendin tone sesa kerkesa e bere per kete prove. Kjo gje mund te perdoret kundra akuzes ne Gjykate te Larte, duke rrezikuar edhe lirimin e te pandehurit Isufaj. Ngjarja, per te cilen akuzohet Isufaj ka ndodhur me 12 gusht te vitit 2002, ne rrugen "Him Kolli". Per disa vite me radhe, prokuroria nuk ka arritur ta faktoje inkriminimin e Isufajt ne kete vrasje, kjo ka shpene qe ne dy vite me pare prokuroria te veconte edhe dosjen per te. Arben Isufaj njihet si biznesmen ne qytetin e Fierit. Prokuroria e Tiranes e akuzon 36-vjecarin per vepren penale te "vrasjes me paramendim" e kryer ne bashkepunim.

6 vjet me pare, ne rrugen "Him Kolli", ka ndodhur ngjarja, per te cilen akuzohet nga Prokuroria e Tiranes i pandehuri Arben Isufaj. E vetmja prove kudra tij jane gjurmet e gishterinjve te gjetura ne arme.

90% perputhshmeri eshte pergjigjja e ekspertizes se sjelle nga Anglia ne lidhje me shenjat e gishterinjve te gjetura ne armen tipi pistolete me ato te marra Ben Qimes pas arrestimit te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›