Republikani: "Prijani fondet MekKeinit, ka humbur!"
Pak e nga pak nota paniku në Partinë Republikane. Të tërhequr nga Barak Obama, demokratët mund të fitojnë jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por edhe një mazhorancë prej 60 senatorësh në Kongres, bashkë me një mori deputetësh që do t‘i bënte të pacenueshëm nga vota republikane në Parlament
"Pas 21 muajsh rrugëtimi elektoral dhe tre debatesh, senatori MekKein nuk ka qenë ende në gjendje t‘i thotë popullit amerikan cila do të jetë zgjidhja e tij mbi ekonominë, e ndryshme nga ato të bëra deri më sot prej Presidentit Bush". Është pikërisht ky thelbi i fjalimit të mbajtur dje nga Obama në Kanton të Ohajos, shteti kyç që ka votuar dy herë radhazi për Presidentin Bush, por që tani, sipas sondazheve, është rreshtuar në anën e tij.
"Do të jetë ky argumenti bazë i përqasjes me elektoratin e këtij shteti", kishte bërë me dije një prej pjesëtarëve të stafit të senatorit me ngjyrë pak përpara fjalimit. "Senatori 47-vjeçar i Ilinoisit do t‘i kërkojë Amerikës ta ndihmojë, saktësoi një prej zëdhënësve të kandidatit presidencial, për ta futur vendin në rrugën e ndryshimeve, të zgjedhë shpresën në vend të frikës, bashkimin në vend të ndarjes, premtimin për ndryshime në vend të ruajtjes së status quo-së".
Zgjedhja simbolike
Mund të merrej me mend lehtë cili qe thelbi i fjalimit të Barak Obamës, duke qenë se në më të shumtën fjalimet e tij të fundit janë përqendruar te "receta Obama" për daljen nga kriza ekonomike, si dhe akuza konstante se MekKeini nuk mund të ofrojë tjetër veç një zgjatim të politikave të Xhorxh Bushit. Megjithatë, zgjedhja për të luftuar me të gjitha forcat në Ohajo vërehet edhe si zgjedhje simbolike. Që kur Abraham Linkolni fitoi zgjedhjet në vitin 1860, asnjë republikan nuk ka arritur në Shtëpinë e Bardhë pa shtënë më parë në dorë Ohajon, elektorati i të cilit ka përcaktuar përfundimisht fituesin gjatë 11 garave të fundit presidenciale.
Një sondazh i zhvilluar të dielën nga tetë të përditshmet më të rëndësishme të këtij shteti nxori në pah se Obama ka një avantazh prej 3 pikësh mbi MekKeinin, ndërkohë që vërehet se vetëm një muaj më parë kandidati republikan gjendej 6 pikë përpara. Por, pavarësisht se edhe kompanitë e basteve e konsiderojnë si virtualisht të pamundur fitoren e MekKeinit (i japin 1 mundësi fitoreje për 10 të Obamës), veterani 72-vjeçar i Vietnamit është shprehur se ndihet "optimist" dhe se fitorja ndodhet "pas qoshit të rrugës". "Ato shifra na vendosin shumë më prapa nga ç‘jemi realisht", tha MekKein në një intervistë dhënë në emisionin "Meet The Press" ("Tako shtypin") të rrjetit NBC. "Javën e shkuar arritëm ta zvogëlojmë ndjeshëm diferencën dhe po vazhduam kështu besoj se do të fitojmë".
Dallga Obama
Në të vërtetë MekKeini u detyrua ta kalonte fundjavën duke mbajtur fjalime në shtete që tradicionalisht konsiderohen pro-republikane, ku "dallga Obama" po përparon me qëndrueshmëri dhe rrezikon ta marrë përpara. Në Denver të Kolorados, Obama ia doli të grumbullonte në miting një turmë prej më shumë se 100 mijë njerëzish: një rekord personal që ka lënë prapa atë prej 95 mijë të pranishmish në Sent Ljuis të Misurit dhe 75 mijët e numëruar në Kansas Siti.
Divorci MekKein-Peilin
Ndërkaq, mediat amerikane vazhdojnë të flasin për divorc mes MekKeinit dhe Sara Peilin (së cilës duket se i kanë ardhur në majë të hundës akuzat që e shohin si shkaktare të dështimeve republikane). Për këtë temë, senatori 72-vjeçar ka vendosur të përgënjeshtrojë gjithçka, pavarësisht se jo të gjithë janë të bindur se MekKein thotë atë që mendon vërtet lidhur me bashkëkandidaten. Gjatë një interviste në televizionin "NBC" mohoi tërësisht qëndrimin sipas të cilit fajëson Peilin për dështimin e fushatës për shkak "të paaftësisë" dhe "papjekurisë" së kësaj të fundit.
"Nuk e mbroj, e lëvdoj, iu përgjigj pyetjes mbi këtë temë, pasi është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Uashingtoni". Hodhi poshtë gjithashtu edhe kritikat për 150 mijë dollarët e shpenzuara për veshjet luksoze me të cilat është shfaqur gjatë fushatës. "Bën një jetë shumë të thjeshtë. Ajo dhe familja e saj nuk janë të pasur dhe në këtë vorbull janë tërhequr kundër dëshirës së tyre. Është një model për miliona e miliona amerikanë".
Senatorët
"MekKeini gaboi që e la veten të ‘peilinizohej‘, duke mobilizuar vërtet bazën republikane, por në të njëjtën kohë duke fyer qendrën e madhe kombëtare, i vetmi grupim që mund të garantonte fitoren e zgjedhjeve të 2008-ës", shprehet në "Washington Post" David Frum, njeriu që deri pak kohë më parë shkruante fjalimet e Xhorxh Bushit dhe që ideoi formulën "Boshti i së keqes", sipas së cilës "Xhon MekKein po humbet në një masë të atillë sa rrezikon të fundosë pas vetes gjithë Partinë Republikane".
Të tërhequr nga Barak Obama, teorizon Frumi, demokratët mund të fitojnë jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por edhe një mazhorancë prej 60 senatorësh në Kongres, bashkë me një mori deputetësh, gjë që do t‘i bënte të pacenueshëm nga vota republikane në Parlament. "Këto ditë të fundit, objektivi ynë duhet të jetë: së pari senatorët", propozon Frum, i cili praktikisht i ka kërkuar Partisë Republikane t‘ia presë MekKeinit fondet e fushatës, pasi është plotësisht i humbur, dhe të përqendrohet te mbrojtja e vendeve në Senat, që tani rrezikohen seriozisht.
OKB-ja pro Obamës
Masës dërrmuese të grupimeve, shtresave e institucioneve që po deklarohen pro Obamës, i shtohet së fundmi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në një sondazh jozyrtar të realizuar nga "Washington Post", mes nëpunësve të selisë së OKB-së, senatori me ngjyrë rezulton shumë më i pëlqyer se sa rivali 72-vjeçar, falë shteteve si Rusia, Kanadaja, Franca, Anglia, Gjermania, Holanda, Sierra Leone, Afrika e Jugut dhe Indonezia. Që të gjithë të dërguarit e këtyre shteteve në OKB janë të bindur se demokrati do krijojë një axhendë të re të përcaktuar në masë të fortë nga multikulturalizmi, pas tetë vjet politikash anti-OKB ndjekur prej administratës Bush.
"Në selinë e Kombeve të Bashkuara vështirë të gjesh ndonjë që nuk bën tifozllëk për Obamën", shpjegon Uilliam H. Ljuers, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kombeve të Bashkuara. Por ish-ambasadori amerikan në OKB, ultrakonservatori Xhon Bolton, i emëruar nga Xhorxh Bush, e mendon ndryshe: "Problemi është që ne, republikanët, nuk falemi në altarin e Kombeve të Bashkuara, dhe diçka e tillë i zemëron më shumë nga gjithçka tjetër. Duan një Amerikë që t‘u përkulet dhe pikërisht këtë do arrijnë me administratën Obama".