E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet presidenti i Arjan BeqajtPresidenti i Anorthosis u arrestua për përvetësim të paligjshëm të rreth 420 mijë eurove

Edhe pse Anorthosis i portierit të Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj  po kalon momentin më të mirë në gjithë historinë e klubit, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në Ligën e Kampioneve, prapë se prapë ka diçka që e prish këtë bukuri të brishtë. Presidenti i Anorthosis Famagusta, Andreas Panteli u dorëhoq pasi u arrestua për përvetësim të paligjshëm.

Panteli deklaroi se do të derdhë në arkën e klubit qipriot të gjithë shumën për të cilën ai do dalë fajtor nga një kontroll financiar i pavarur. Këshilli i Administrativ i klubit e akuzon atë se kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshëm 418.498 euro dhe kishte kërkuar të arkëtonte edhe 500 mijë euro të tjera midis muajve gusht e nëntor.

E Marte, 02 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›