Gruevski: Policia sërish do ta ketë fjalën kryesore
Shkup - Duke folur për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria tashmë kanë miratuar Plan aksionar për realizimin e zgjedhjeve në mars, për të cilat paraprakisht është biseduar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa në përgatitje është edhe plani i ashtuquajtur i sigurisë. “Ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që një qeveri mund t’i ndërmerr që të mos ketë incidente”, deklaroi Gruevski në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve, cituar nga e përditshmja shqiptare në Maqedoni, Lajm.
Ai tha se Qeveria është duke u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Ai përmendi masat që u ndërmorën menjëherë pas incidenteve të 1 qershorit nga ana e institucioneve. “Një pjesë e dukshme e proceseve gjyqësore kanë përfunduar, por megjithatë është edhe një pejsë e madhe që është në vijim dhe shpresoj që së shpejti të përfundojë. KSHZ-ja mori vendim për rivotim në vendet ku pati incidente. Menjëherë pas asaj dite u bënë analiza të Raportit të OSBE-së”, shtoi Gruevski. Ai potencoi ndryshimet në Kodin zgjedhor, si dhe ndryshimet në Kushtetutë në pjesën e cenzusit për zgjedhjen e presidentit. “Besoj se ato ndryshime do të kontribuojnë në masë të madhe të mos përsëriten disa nga parregullsitë që u paraqitën në atë periudhë”, tha Gruevski.