E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo më i preferuari edhe nga lexuesit e internetit

Kristiano Ronaldo është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit 2008 edhe nga votuesit në internet. Në sondazhin e zhvilluar nga MyBestPlay.com portugezi ka lënë pas vetës së tij futbollistin brazilian të Milanit, Rikardo Kaka’.

Ronaldo arriti të marrë edhe trofeun e lojtarit më të mirë të dhënë nga FIFA, pas atij të Franc Football. Votimi i bërë nga lexuesit në internet tregon edhe një herë se Kristiano Ronaldo mund të quhet me plot gojën numri 1 në botë për vitin që sapo lamë pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›