Tirana kërkon ndjesë për incidentin e Kolës me gazetarin
Tiranë - Drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar ndjesë për incidentin e shkatuar nga trajneri Agustin Kola me gazetarin e Panorama Sportit, Adriatik Ballën. Drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj, është shprehur dje publikisht se klubi i Tiranës i kërkon ndjesë gazetarit Balla, dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.
“Jemi të shokuar për atë që ndodhi me gazetarin Balla. Kola është penduar për veprimin e tij. E shohim të arsyeshme t’i kërkojmë ndjesë Ballës dhe komunitetit të gazetarëve sportivë”, shprehet Tafaj për Ora News
Ky ishte incidenti i dytë midis trajnerëve të Tiranës dhe gazetarëve në këtë sezon. Ish-trajneri Blaze Slishkoviç kërcënoi një gazetar të Sport Ekspresit gjatë kohës që ky i fundit po fotografonte në stërvitjen e Tiranës. “Do të të pres kokën po i publikove fotot!”, i është drejtuar Baka gazetarit.