E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo pranon se Mancester Siti i ka ofruar mbi 20 mlne euro

Oferta dukej e pabesueshme, por ka qenë e vërtetë dhe për më tepër është refuzuar. Milina e Mançester Sitit janë injoruar dhe do të injorohen sërish, të paktën gjatë kësaj vere. Kjo është një nga temat për të cilat ka folur Kristiano Ronaldo gjatë një emisioni radiofonik në Portugali.

Aktualisht, Kristiano është më pushime dhe nga këtu vijnë fjalët e para: “Kam marrë rreze djelli dhe kam pushuar. Nuk kam bërë as stërvitje individuale, sepse mjekët e Realit më kanë këshilluar pushim absoult. Megjithatë unë nuk jam tip që ri i shtirë në strat gjatë gjithë ditë. Luaj tenis, bëj not dhe lojtra të ndryshme me djalin tim. Ky është momenti për t’u relaksuar dhe do të zgjasë deri në fund të qershorit.” Kur i thotë se Hoze Mourinjo, është nga të paktit pjestar të klubit që po punon edhe këto ditë, Kristiano përgjigjet:

“Kjo ndodh sepse ai është një profesionist që kërkon vazhdimisht të përmirësohet. Viti i tij i dytë me Realin do të jetë më i mirë, ashtu si ndodhi për mua.” Kristiano Ronaldo fitoi “këpucën e artë” si golashënuesi më i mirë në kampionatet europiane por ish-lojtari i Mançester Junajtid i jep sezonit të tij notën 8 duke shtuar:

“Do të më pëlqente të shënoja gjysmën e golave që bëra dhe Relai të shpallej kampion.” Pastaj, lojtari më i shtrenjtë i planetit flet për super-oferën e ardhur nga Mançester Siti: 170 milionë euro në arkat e Realit dhe 23 milionë euro në sezon për sulmuesin. “Nuk është një ofertë e keq, - deklaroi portugezi me ton ironik. – Për momentin mund të them vetëm se e kam refuzuar dhe do të qëndrojë te Reali pa asnj hije dyshimi. Paratë nuk janë gjithçka.

Kur isha 18-vjeç mendoja për gjendjen time ekonomike, tani fatmirësisht s’kam nevojë ta bëj diçka të tillë. Padyshim që mund të fitojë më shumë para sesa fitoj tani, por as që më shkon ndërmend të largohem nga Reali.” – deklaroi 26-vjeçari, i cili e mbylli intervistën duke dhënë përgjigjen se cili është më i aftë Mourinjo apo Ferguson. “Nuk mund të krahasohet Ferrari me Porshen. Secili ka gustot e tij,” – përfundoi Ronaldo.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›