E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, Reali e Barça, pas Pastores

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 16:07

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, e pranon se skuadrat e interesuara për yllin e skuadrës së tij, Javier Pastore, janë të shumta.

“Chelsea, Real Madrid e Barcelona janë të interesuara për Pastoren. E kam autorizuar menaxherin e lojtarit, Simonian që t’i shqyrtojë ofertat që do të arrijnë për lojtarin. Ka mundësi që ai ka folur me ndonjë klub. Në fundjavë do të takohemi për t’i dhënë dritë të ardhmes së lojtarit”, deklaroi kreu i klubit sicilian.

Sipas tij, ylli argjentinas kushton 50 milionë euro. Zamparini gjithashtu njoftoi se nëse shitet, Pastore do të shkojë për të luajtur jashtë Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›