E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gullit rrezikon shkarkimin

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 17:40

Terek Grozny kërcënon se do ta shkarkojë trajnerin Ruud Gullit, i cili u prit si hero në Çeçeni në fillim të vitit.

Për shkak të rezultateve zhgënjyese të skuadrës, e cila bën pjesë në elitën e kampionatit rus, mund të bëhen ndryshime në shtabin teknik, e ku sigurisht mund ta pësojë vetë legjenda e futbollit holandez.

“Sot duhet të njoftojmë se Gullit nuk i ka përmbushur pritjet e zyrtarëve të klubit. Ai ka bërë gabime të shumta”, shkruan në një komunikatë në ueb faqen e klubit. Pas 12 xhirosh të zhvilluara, Terek Grozny gjendet në zonën e skuadrave të rrezikuara për të rënë nga liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›