Chelsea ofron Drogbën për Modric
Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 16:14
Didier Drogba mund të jetë çelësi i Chelseas për të arritur deri te Luka Modric. Guus Hiddink, i cili pritet të emërohet menaxher i klubit londinez, e ka veçuar mesfushorin kroat të Tottenhamit si objektivin primar të afatit kalimtar të verës.
Trajneri holandez është i gatshëm ta sakrifikojë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë për të arritur deri te lojtari i Spurs. Sipas tabloidit Daily Mail, Tottenhami kërkon 35 milionë euro për Modric, por mund të bëjë lëshime në rast se Drogba shkon tek ekipi i Harry Redknapp. Modric në Chelsea pritet të paguhet 4,5 milionë euro.