Virusi A/H1N1 në Shqipëri, vdes e reja shtatzënë
TIRANE- Vdes si pasojë e virusit A/H1N1 18 vjecarja shtatzënë duke cuar në 5 numrin e viktimave të këtij gripi në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon sot vdekjen si pasojë e prekjes nga virusi i rëndë të 18 vjecares shtatzënë e cila prej gjashtë ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në QSUT dhe mbahej në repartin e terapisë intensive. Vdekja e 18 vjecares con në 5 numrin e viktimave.
I kontaktuar në telefon nga News24 Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero bën të ditur se 18 vjecarja ka gjetur vdekjen rreth orës 16:00 ndërsa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.
“Ishte në muajin e 8 të shtatzënisë, një infeksion nga gripi tek kjo grua nuk u përballua dot me gjithë ndërhyrjen e specializuar” theksoi Pipero.
Ndërsa bën thirrje për kujdes ndaj higjienës personale, Pipero thekson se situata e gripit pandemik është nën kontroll dhe vala e infeksionit ka pësuar rënie.
Viktima e katërt e virusit A/H1N1 në Shqiëpri u shënua tre ditë më parë. 31 vjecari me iniciale E.M nga qyteti i Vlorës u shtrua në spitalin e Vlorës pas disa ditëve kurim në shtëpi por pas përkeqësimit të gjëndjes u trasferua në Tiranë ku humbi dhe jetën.
Ndërkohë një grua 47 vjecare nga Shkodra e cila vuante nga mushkëritë hipertensioni dhe hiperobeziteti dhe një 51 vjecar po nga qyteti i Shkodrës kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit nga virusi A/H1N1 në Shqipëri.
Viktima e parë e regjistruar në Shqipëri ishte një burrë 57 vjecar nga Sukthi i Durrësit i cili vuante edhe nga tumori në prostat.
Sipas informacioneve të ISHP deri më sot regjistrohen 334 të prekur nga gripi i derrit ku mosha mesatare e rasteve të prekura është 23 vjec. Sipas ISHP deri sot në këtë Institut janë marrë 2357 mostra të grupmoshave 15-24 vjec.
(e.n/BalkanWeb)