Thaci - Krasniqi kundër politizimit të procesit zgjedhor
PRISHTINE- Krerët e institucioneve të Kosovës, Thaci dhe Krasniqi kanë kërkuar që të mos politizohet procesi i zgjedhjeve dhe të mos ushtrohet presion as mbi KQZ.
Kryeministri Thaci dhe kryetari i Kuvendit Krasniqi edhe një herë vlerësuan lartë procesin e zgjedhjeve lokale në vend.
Thaci tha se procesi është mbyllur me sukses dhe secila parti duhet ta pranojë vulën që e ka dhënë votuesi gjatë dy raundeve të mbajtura të zgjedhjet lokale.
“Sovrani ka folur dhe ka vendosur për vullnetin e vet të dielën. Procesi është mbyllur dhe është me rëndësi që procesi që jemi duke e kaluar të ankesave të mos politizohet, apo të ketë pretendime ndikuese, por t’i besohet KQZ-së dhe KZAP-ut, për shkak se ne kemi marrë vlerësim shumë të lartë se në Kosovë ka ndodhur një mrekulli me zgjedhjet e organizuara mirë”, ka deklaruar Thaci.
Edhe Krasniqi tha se Kosova po përmbyllë një proces shumë të suksesshëm dhe me demokraci të lartë evropiane edhe pse sipas tij, ka disa nga partitë që më shumë duan ta politizojnë dhe mediatizojnë këtë proces.
Ndryshe, as kryeministri e as kryeparlamentari nuk kanë dashur ta komentojnë rastin e balotazhit në Prizren. Kryeministri me këtë rast thotë se me rëndësi është se ai po udhëheq partinë numër një në vend.
(m.a/rtk/BalkanWeb)