Kristiano Ronaldo te Interi?

Lajmi është i bujshëm. Në Itali flitet se një tjetër Ronaldo do të veshë bluzën e Interit. Pas brazilianit Roni, tashmë në fokus zikaltër është Kristiano Ronaldo, i cili porsa ka fituar “Topin e artë”. Lajmin e jep e përdtishmja sportive italiane “Corriero dello Sport”. Në pallatin e rrugës “Durini”, ku ka selinë presidenti i Interit, Masimo Morati, plani ekziston dhe është hartuar në mënyrë sekrete për të bërë për vete xhevahirin e Mançester Junaitid. Gjithçka duket se ka lindur nga Horge Mendes, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i kampionit portugez, por dhe i trajnerit të Intetit, Hoze Murinjo, por dhe një sërë lojtarësh të mëdhenj si Rikardo Kuarezma e Tiago Silva. Vetë Mendes e shikon si më të mundshme pistën italiane se atë spanjolle, në drejtim të Realit të Madridit. Një trajner i madh si Murinjo është gjithmonjë një garanci trofesh për Kristiano Ronaldon.
E Merkure, 03 Dhjetor 2008