E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela grindet me Stanislav Angelovin

“Ai e filloi i pari”. “Jo, ai e filloi i pari” Kështu reaguan dy lojtarët profesionistë të Energi Kotbusit. Grindje në stërvitje midis Ervin Skelës e Stanislav Angelov. Lajmin e jep faqja gjermane 20-cent.de. Trajneri Bojan Prasnikar foli me të dy lojtarët grindavecë, duke ndërprerë për pak çaste edhe stërvitjen e ditës së martë. Po çfarë ndodhi? Skela kishte tërhequr nga bluza Angelovin gjatë një loje stërvitore, duke i kërkuar me pas edhe falje pasi e quajti të panevojshme ndërhyrjen. Disa minuta më pas Angelov i ngriti takat Skelës. Fantazisti shqiptar e la stërvitjen, duke çaluar paksa. Skela është duke kaluar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fudnit, ku spikat goli madhështor kundër Bajernit.

E Merkure, 03 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›