E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj: Sistemi i ri elektoral, na aktivizoi servilet

Deputeti i PD-se, Prec Zogaj, kerkon qe ne amendimin e Kodit Zgjedhor, partite politike te mbajne parasysh edhe ndarjen e re te zonave elektorale ne vend. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, deputeti demokrat thekson se ne ligjin e ri elektoral duhet bere edhe nje ndarje e re e zonave, per faktin se ligji aktual ka shfaqur mangesi ne raportet mes numrit te deputeteve ne nje zone dhe numrit te zgjedhesve. Per te, cdo zone elektorale duhet te kete pak a shume nje numer te njejte zgjedhesish, ne menyre qe shanset per kandidaturat ne zgjedhje te jene te barabarta. Njeheresh, duke iu referuar dhe ndryshimit ne Kushtetute, qe ben fjale per 12 qarqet aktuale, deputeti demokrat nuk mungon te jape dhe versionin e tij. I cili ka te beje me faktin e ndryshimit te formules se nxjerrjes se deputeteve per cdo qark, shtim ose pakesim deputetesh ne qarqet perkatese sipas numrit te zgjedhesve. Zogaj ndalet gjate edhe ne menyren, qe, sipas tij, lideret e partive politike duhet te hartojne listen e kandidaturave per deputete. Ne keto lista, deputetet nuk duhet te promovojne servilizmin si vlere, por duhet te lakojne figura me peshe, qe mund t’ju sigurojne edhe fitore.

Ne prag te amendimit nga ana e Kuvendit te Kodit Zgjedhor, cili do te ishte ndryshimi me emergjent per t’u bere, sipas mendimit tuaj?

Sic dihet, Parlamenti shqiptar ndryshoi sistemin zgjedhor ne Kushtetute dhe tashme kerkohet qe ky ndryshim te gjeje shprehje dhe ne Kodin Zgjedhor. Sigurisht, qe ne Kod vendosen edhe detaje te domosdoshme ne lidhje me zgjedhjet dhe nuk mund te votohet vetem me dispoziten kushtetuese. Kjo do te thote ne terma konkrete qe, pike se pari, duhet te percaktohet edhe ndarja e rajoneve elektorale. Eshte nje pyetje, e cila nuk ka marre pergjigje, rajonet elektorale do te jene qarqet elektorale, apo do te kemi nje dezinjim, nje percaktim te rajoneve te reja elektorale, ashtu sic veprohet ne disa vende te rajonit, si p.sh., ne Maqedoni. Kjo duhet te pare edhe ne varesi te numrit te votuesve qe kane aktualisht qarqet. Sepse ne kemi trasheguar nga ligji i vjeter nje situate te papranueshme dhe antikushtetuese, sipas te ciles kemi pasur zona elektorale edhe me 15-16 mije votues, sikurse kemi pasur zona elektorale me 40 mije votues. Ne kete kuader, kemi pasur zona elektorale dy here me te medha ose me te vogla se zona tjeter. Kjo situate eshte flagrante, si me normat kushtetuese, ashtu edhe me praktikat e zgjedhjeve te barabarta, te lira dhe te ndershme. Eshte rasti qe keto defekte te gjejne modifikimin e nevojshem ne Kodin e ri Zgjedhor. Ridizenjimi i rajoneve elektorale, per mendimin tim, eshte nga ceshtjet me te nxehta, qe priten te diskutohen ne komision per amendimin e Kodit Zgjedhor.

Por, nese vendoset qe ne zgjedhjet e ardhshme te shkohet me nje ndarje te njejte te qarqeve elektorale me 12 qarqet aktuale administrative?

Nese ne marrim si te mireqene qarqet aktuale, duke i quajtur rajone elektorale, atehere ka prape nje pyetje. Sa do te jete numri i deputeteve ne secilin nga keto qarqe. Defekti nuk mund te mbartet. Duhet pare me kujdes numri i deputeteve i krahasuar me numrin e zgjedhesve ne secilen zone. Pra, nese bihet dakord te mos cenohen qarqet aktuale, atehere lind e nevojshme qe formula per nxjerrjen e deputeteve nga nje zone te shikohet me kujdes, pra te behet nje rillogaritje e numrit te deputeteve ne cdo zone. Nese kjo nuk ndodh, atehere nuk do t’i nisnim me kemben e mbare zgjedhjet e ardhshme dhe do te vuajme perseri nga semundja e pabarazise se kushteve.

Po ne hartimin e listave me kandidaturat per deputet, cfare mendoni se duhet te kene parasysh lideret e partive?

Eshte ende shpjet per te folur per listat. Por, une jam nje nga deputetet qe ne nje fare menyre “vajtoj” braktisjen e sistemit mazhoritar, sepse kam qene dhe jam partizan i zgjedhjes se drejtperdrejte nga populli, i te pakten i njeres prej figurave kryesore te shtetit. Megjithate, preferenca vetjake nuk mund te shnderrohet ne kriter vote, kur je pjesetar i nje formacioni te madh politik si Partia Demokratike. Por, edhe ne sistemin proporcional rajonal, qe ne kemi zgjedhur, ka nje ngushellim per ne, qe jemi partizane te sistemit mazhoritar. Mendoj se ky sistem ne vetvete eshte nje dicka e mesme mes proporcionalit dhe mazhoritarit. Sepse pak a shume zgjedhesit, kur te shohin listen, do ta kene pak a shume idene se cilet jane deputetet qe do t’i perfaqesojne ata ne Kuvend. Ne qofte se ne sot kemi perfaqesuar zona, pas vitit 2009, deputetet do te perfaqesojne qarkun. Keshtu qe, ne kete sistem nuk eshte se deputetet jane ne autobus dhe nuk i sheh kush. Populli do te kete mundesi t’i shikoje dhe t’i shqyrtoje listat per cdo qark. Ne kete kuader dua te nenvizoj idene qe partite politike duhet qe te jene realisht shume te kujdesshme ne hartimin e listave. Kjo sepse vertet votohet per nje sigel partie, por pas asaj sigle do te jene disa emra, te cilet do te perfaqesohen edhe qarqet e zgjedhesve ne Kuvend. Pra, ne zgjedhjet e ardhshme nuk mund te shkohet me lista anonime, nuk mund te shkohet me lista te sajuara, te fabrikuara, ose me lista miqsh dhe tarafesh. Cdo parti duhet te jete e motivuar te shkoje me nje liste dinjitoze, me njerez te cilet kane reputacion dhe qe kane dhene prova per nje reputacion politik. Pra, duhet te jene njerez te respektuar, te cilet ngjallin besimin se do te jene ligjvenes serioze. Mendoj se listat e ndertuara me parime te ndryshme nga keto, ose liste e hartuar ne baze te promovimit te servilizmit, do te jene nje katastrofe per partite qe do te ndjekin kete rruge.

Mendoni se “sindromi” i servilizmit ka perfshire Kuvendin, pas ndryshimeve ne Kushtetute per aplikimin e sistemit zgjedhor proporcional rajonal me lista te mbyllura?

Me kete rast, dua te ve ne dukje nje perjetim jo shume pozitiv qe i eshte bere ndryshimit te Kushtetutes. Shikoj se ka nje gare servilizmi kudo, kjo e shquar qarte edhe ne tribunen e Kuvendit. Nuk eshte me ne Kuvend si perpara miratimit te ligjit, kur deputetet ngrinin edhe probleme, ka nje perpjekje per t’u bere qejfin shefave. Ky eshte problemi qe nuk duhet te kemi, ne nuk duhet te punojme per t’iu bere qejfin eproreve, sepse kjo i largon deputetet nga misioni i tyre kryesor, qe eshte ligjvenia, por edhe shperblimi ndaj zgjedhesve dhe elektoratit. Zgjedhesit kane ende probleme te pazgjidhura dhe deputeti eshte zeri i problemeve. Pra, ka nje sjellje jo shume te hijshme te kolegeve pas ndryshimeve. Por, kjo mendoj se do te kapercehet nga vete lideret e partive, qe duhet te japin shenja te qarta qe interesi eshte per lista me njerez me peshe, sepse perndryshe e paguan vete subjekti politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›