E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- presidenti Moisiu në gjyq për shpifje dhe fyerje publike

16/10/2009  TIRANË – deklaratat e bëra para zgjedhjebve të qershorit për një numër deputetësh të Partisë Socialite, i kanë kushtuar jo pak ish- presidentit Alfred Moisiut. Tashmë ai po përballet me akuzat e shpifjes dhe të fyerjes publike. Dje ka qenë seanca e parë gjyqësore e drejtuar nga Arben Micko, për të shqyrtuar padinë penale të ngritur nga depiuteti i Partisë Socialite Nazmir Bilani. Ky deputet ka fituar në qarkun e Fierit dhe kërkon një mas jo të lehtë dënimi për Moisiun. Ky i fundit ka deklaruar 6 ditë para zgjedhjeve Kuvendore të datës 28 qershor se një numër deputetësh të Partië Socialite nuk i plotësojnë kriteret për të qenë në listat e fituesve. Kanë qenë disa kandidat që kanë patgur emrin në listën e publkikuar nga ish- presidenti si të paaftë profesionalisht dhe të paarsimuar. Për Alfred Moisuin, këta kanditat i ulin vlerat Partisë për të cilën kanë kandiduar dhe nuk duhet të përfshihen në të. Por ky deklarim i bërë para zgjedhjeve sipas deputetit Nazmir Bilani, i ka ulur autoritetin dhe e ka fyer moralisht.Sipas avokatit Idajet Beqiri, që mbron në këtë proces deputetin Bilani, ish- presidenti ka kryer vepër penale të shpifjes në momentin që ka bërë deklaratën dhe e ka publikuar në shtyp. Në seancën e djeshme, Bilani kërkoi një dëmshpërblim prej 3 milion lekësh të reja si dhe ngritrjen e të gjitha pasurive të Alfred Moisiut deri në përfundim të procesit gjyqësor. Përveçse ai duhet të përgjigjet edh epenalisht për veprën penale të shpifjes. Vet i padituri nuk ndodhej në sallën e gjyqit. Seanca u zhvillua në zyrën e gjyqtarit Arben Micko, në prani të dy përfaqësuesve ligjor. Nga ana e tij avokati i ish- presidentit, pasi dëgjoi kërkesën e bërë, kërkoi kohë të pregatitet për të kundërtën. Pretendimet e palës së paditur do të bëhen të njohura në seancën e datës 10 nëntor, atherë kur edhe gjykata pritet të dalë me një vendim nga ana e saj. Padia civile e bërë dje në seanc ishte pjesë e padisë penale. Dogjani është shprehur edhe për padi civile.

Padia e dytë

Kandidati i PS-së në qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani depozitoi një kallëzim penal në prokurori, pasi emri i tij ishte renditur i pari në listën e koalicionit të majtë, për sa i përket emrave të padenjë që do të shkojnë në parlament. “Kemi të bëjmë me një lloj argumenti ku, z.Moisiu më paraqet si një kandidat të padenjë për deputet pasi sipas tij nuk kam arsimin e plotë dhe për më tepër të jem person me precedentë penale. Dua të sqaroj se figura ime është një figurë që jo vetëm nuk është e lidhur me precedentë penalë, por unë prej shumë vitesh kam qenë një përballje e forcës së shtetit me elementë kriminalë, për shkak të detyrës dhe punës sime si drejtues policie në disa qarqe të vendit”, thuhet në kallëzimin penal të Dogjanit. Gjykata ka hedhur shortin dhe ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyaësor kundër Alfred Moisiut. Ky i fundit u paditë nga deputeti Socialist në qershor të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një liste me kanditat sipas të cilit nuk ishin të denjë për të qenë në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›