Kriteret për të qenë shef shërbimi
- Në fakultetet e mjekësisë të institucioneve publike të arsimit të lartë që kanë spitale universitare, përgjegjës i shërbimit është titullari i shërbimit. Ai duhet të jetë figurë e spikatur në fushën e shërbimit dhe të ketë së paku titullin akademik “profesor i asociuar” ose gradën shkencore “doktor”, të fituar në një universitet të njohur jashtë vendit.
Përgjegjësi i shërbimit përzgjidhet me konkurrim të hapur. Kriteret e tjera të kualifikimit dhe modalitetet e organizimit të konkursit përcaktohen në statusin e IAL-së ose në rregulloren e njësisë kryesore të tij. Ndërkaq, autoriteti drejtues i njësisë kryesore i propozon drejtorit të spitalit universitar dy kandidatura, të klasifikuara nga konkursi i hapur, në vendin e parë dhe të dytë. Mandati i përgjegjësit të shërbimit zgjat 4 vjet.
-Në fakultetet e mjekësisë të institucioneve publike të arsimit të lartë, që kanë spitale universitare, lëndët/disiplinat klinike organizohen në shërbime. Shërbimi është njësi bazë e fakultetit dhe bën pjesë në strukturën e spitaleve universitare. Ai realizon funksione mësimore e kërkimore, si pjesë e fakultetit, si dhe funksione diagnostikuese e trajtuese themelore në nivel të lartë shkencor, si pjesë e spitalit universitar.
Shërbimi duhet të ketë në përbërje të tij, të paktën shtatë anëtarë efektivë, si personel akademik, ndër të cilët të pakën tre duhet të jenë me grada e tituj.
- Mësimdhënia është detyrim si rregull me së paku 6 orë mësim në javë në auditor për të gjithë personelin akademik dhe më së paku tre orë mësimi në javë në auditor për personelin akademik në Fakultetin e Mjekësisë që ushtron veprimtari klinike në njësitë e shërbimeve të spitaleve universitare. Ngarkesa e plotë për personelin akademik në institucionin e arsimit të lartë përcaktohet me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
#