E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë janë bondet junk

Vlerësimi

Ky është një term i mrekullueshëm që lindi vonë në vitet ’80 në botën e gjuhës ekonomike. Janë tituj borxhi, të cilat vlerësohet se kanë rrezik të lartë dhe shumë institucione financiare nuk kanë të drejtë t’i blejnë. Fondet e pensioneve p.sh., në shumë vende të botës nuk lejohet në rrezikojnë kontributet në investime të tilla të rrezikshme. Greqia vlerësohet aktualisht në shkallën e parë të kategorisë “junk”, ndërkohë që Shqipëria vlerësohet në shkallën e katërt. Kjo nuk do të thotë se bonde të tilla nuk shiten dot, por do të thotë se investitorët do të kërkojnë interesa më të larta për të justifikuar normën e rrezikut që marrin përsipër. Kjo quhet “primi i rrezikut”. N.q.s. një investitor blen bondet e dhjetë qeverive apo korporatave të klasifikuara si “junk”, interesi i përgjithshëm i prodhuar nga këto bonde duhet të mbulojë humbjet e njërit apo dy kredimarrësve që mund të falimentojnë. Bondet “junk” kanë edhe një problem tjetër të madh, pasi shumë institucione financiare nuk i pranojnë si kolateral për të marrë kredi. Banka Qendrore Europiane p.sh., nuk pranon këto bonde si garanci për kreditë me interesa të ulëta që u jep bankave të nivelit të dytë në kontinent. BQE hoqi dorë dje nga ky rregull në rastin e bondeve të Greqisë, të cilat megjithëse u klasifikuan si “junk”, do të vijojnë të pranohen si kolateral. Kjo gjë rrit koston për investitorët e për rrjedhojë, rrit më tej edhe interesat. Ky quhet “primi i likuiditetit”.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›