Kritika ne Asamble Brace Nuk po kuptojme Shqiperine
Aksioni i ri i Partise Socialiste duket se vjen ne nje klime te permiresuar por qe nuk ka eliminuar disa probleme te mahisura ne kohe. Keshtu menjehere pas deklarimeve te perfaqesuesit te Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela ka reaguar deputeti socialist Andis Harasani i cili i ka cilesuar te pavenda legjitimimin e dhunes si mjet reagimi. Distancohem nga deklaratat e z. Ngjela per protesta te dhunshme. Besoj dhe do te kerkoj qe edhe PS te distancohet shprehet Harasani. Ai i eshte referuar deklarimeve te Ngjeles i cili ka perdorur nje fjalor te forte ne raport me qeverine e Sali Berishes qofte edhe per interpretimin e incidenteve te ndodhura dy dite me pare ne Dukat te Vlores. Nje distancim nga miratimi teorik i dhunes qe duket se eshte adoptuar nga Opozita e Bashkuar te pakten ne deklarimet e bera se fundmi dhe qe adresojne modelin e Dukatit si forme legjitime reagimi. Por probleme te ketilla ngjajne periferike ne raport me ato te PS-se e cila edhe ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare ka prekur nje realitet te ndryshem nga aspekti monolit qe manifeston ne publik. Keshtu fjala e nenkryetarit te Grupit te saj Parlamentar Erjon Brace ka sjelle ne vemendje disa ceshtje qe flasin per nje krize perfaqesimi. Jam i bindur se keshtu shume shpejt do arrijme ne konkluzionin se Sali Berisha eshte i forte Ne fakt nuk eshte keshtu Tjetra eshte e vertete Ne po tregohemi te paafte te kuptojme dhe perfaqesojme Shqiperine qe ka nevoje te rrezoje Sali Berishen eshte shprehur Brace. Nje venie e gishtit mbi plagen e PS e cila pas vitit 2005 ka prekur shumecka nga bagazhi i saj elektoral dhe sistemi i perfaqesimit politik. Ajo qe sugjerohet ketu eshte se me karten e sulmit mbi Berishen si njeriu i forte apo autokrat ne Shqiperi selia roze nxit nje ide qendrese nga kundershtari qe konformohet keshtu me modelin e pergjithshem te liderit qe shoqeria shqiptare kerkon ne pergjithesi. Por ceshtja ka gjase te shkoje pertej politikave te imazhit dhe marketingut deri te programi. Te presesh Sali Berishen te konsumohet ne pushtet me shpresen se radha vjen vete eshte faj Ne duhet ta ndertojme shpresen e madhe te shqiptareve tek Ne... Sot disa muaj pas nje Kongresi te radhes ne mbetemi nje Parti pa Program Politik. Ne nje tentative te paprecedente Programi i deriatehershem ra dhe lsquoI riu per shkak te kapercimit nga e majta ne liberale nuk u miratua eshte shprehur nder te tjera Brace. Nje interpretim pozitiv ka ardhur nga PSV e drejtuar nga Petro Koci. Ne nje deklarate per mediat ky i fundit ka vleresuar zhvillimet e fundit ne PS duke bere te ditur se do te mbeshtese aksionet e Opozites se Bashkuar. PSV e vlereson qendrimin me te fundit te PS per bashkimin e se majtes socialiste si nje hap te madh ne drejtimin e duhur... rishprehim vullnetin tone te njohur politik per bashkepunim parimor me PS PSD PDS dhe organizatat e tjera te majta opozitare deklaroi Koci.