E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi Mbetem mik i PS jo anetar i saj

Kooptimet ne Asamblene e PS

Do te vazhdoj te jem nje mik i PS dhe kryetarit te saj z. Rama te cilin e njoh prej kohesh por nuk jam nje anetar i Partise Socialiste. Keshtu u shpreh dje ish-zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim historiani Pellumb Xhufi. Ai ka hedhur poshte keshtu vendimin e Asamblese Kombetare te selise roze e cila ne pergjigje te sugjerimit te kreut te PS-se Edi Rama ka zgjeruar radhet e veta edhe me 14 kooptime te reja brenda te cileve edhe ish-zevendesministri i Jashtem Xhufi. Duke folur rreth faktit ne fjale i cili e ka risjelle ne vemendje te politikes se dites ai ka bere te qarte se cili mbetet raporti i vertete me PS-ne dhe politiken ne teresi. Ka qene nje ftese e kryetarit te PS Edi Rama per 14 persona mes te cileve edhe une natyrisht nisur nga qellime te mira. Une e vleresoj kete ftese por me duhet te them se jam jashte politikes aktive. Ky eshte nje vendim qe une e kam marre. Mbetem mik i PS dhe kryetarit te saj Edi Rama qe e njoh prej kohesh. Bashkohem me angazhimet e saj madje do te jem pjese e aksioneve te saj qytetare por kuptohet une nuk jam nje anetar i PS deklaroi Xhufi. Praktikisht ky qendrim eshte nje JO ndaj pjesemarrjes aktive ne politike e cila eshte zevendesuar sipas tij me aktivitetin profesional qe perfshin studimin dhe interesimin ne fushen albanologjike. Ky distancim vullnetar duket te jete i vetmi nga 14 personat e kooptuar nga selia roze per ne forumin saj te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›