Bleona gjashte muaj e zhdukur
Hetimi
Vogelushja Bleona Mata nga Zapodi tani shtate vjece humbi ne afersi te shtepise se saj ne pyllin e fshatit ne daten 22 maj te ketij viti ndersa shoqeronte pese baresha te rritura qe ruanin bagetite dhe per te nuk ka nje piste te fiksuar kerkimesh. Per rreth dy muaj policia kerkoi ne malet e zones se mos vajza e vogel kishte rene pre e kafsheve te egra por me kot. Njerezit thone se ajo eshte grabitur nje piste te cilen policia nuk e hedh poshte por per kete nuk ka asnje indikacion te vlefshem. Per me teper as edhe pese vajzat e rritura qe e moren Bleonen nga shtepia per ta derguar ne mal nuk bashkepunojne me policine per tu thene te verteten qe mund te fshehin edhe pse jane thirrur dhe marre ne pyetje disa here per kete.