Kritikë për një kritikë
OPINION nga RUBEN AVXHIU
Një kritikë e shkrimtarit anglez Tibor Fischer ndaj librit të fundit të botuar në Angli nga Ismail Kadare, "Aksidenti", e përkthyer në shqip nga disa gazeta shqiptare përmban një mal me pasaktësi.Më e dukshmja që bie në...

...sy është vërejtja se Kadareja, i cili Fischer nënvizon se është në të 70-at, ka pasur një prodhimtari të ulët veprash në vitet e fundit.
Një deklaratë e tillë sjell çudi për lexuesin e informuar dhe serioz, sepse gjatë këtyre pak viteve të fundit, Kadareja ka përfunduar dhe botuar me sukses më shumë libra se sa ka botuar Fischer gjatë gjithë jetës së tij 51-vjeçare.
Sigurisht, jo të gjitha kanë qenë kryevepra, por nisur nga dy-tre botimet më të fundit, Kadareja duket se po hyn në një nga fazat e tij më të mira, në një moshë kur shumë shkrimtarë të tjerë e kanë dorëzuar penën me kohë. Kjo bën kontrast me vetë Fischer-in, që në moshën normalisht më prodhimtare të shkrimtarëve, i ka lënë në pritje të gjata lexuesit e tij.
Sigurisht sasia nuk është cilësi. Mund të botosh vetëm një libër në jetë dhe të jetë i jashtëzakonshëm, ndërkohë që shkrimtarë të shumtë, mjaft prodhimtarë, kanë ofruar mijëra faqe zhgënjyese e me pak vlera. Ndoshta më mirë një roman i Fischer-it në 5 vjet se qindra që botohen çdo vit. Po atëherë pse e ka përmendur ai prodhimtarinë në kritikën e tij?
Duket se Fischer është i painformuar, mirëpo kjo nuk e ka penguar ta hedhë keqinformimin në letër për qindra mijëra lexues, të cilët nuk kanë kohë të verifikojnë çdo fakt që u serviret.
Problemi me këtë pakujdesi apo keqinformim është se ai përdoret pastaj nga Fischer për të vijuar në konkluzione që shkojnë përtej Kadaresë dhe që kanë të bëjnë me xhelozitë e konkurrencat e qarqeve letrare, me mitet dhe klishe që lexuesi mendon se nuk do t'i gjejë në faqet e një gazete si "Financial Times".
Sipas Fischer-it, rrallimi i supozuar i prodhimtarisë së Kadaresë vjen nga që ai rrethohet nga adhurimi i intelektualëve francezë, që sipas tij, është "shkatërrues" për një shkrimtar.
Ka kaq shumë abuzim në këtë deklaratë saqë nuk di njeriu nga ta zërë.
Së pari, nëse Kadareja është rrethuar me adhurim në këto vitet e fundit, ky adhurim nuk i ka ardhur nga intelektualët francezë, por nga kolegë, intelektualë e artdashës jashtë Francës.
Listën e adhuruesve në këtë dekadën e fundit e kanë kryesuar pikërisht bashkatdhetarët e Fischer-it, në Britaninë e Madhe, ku Kadare u bë shkrimtari i parë në histori që mori çmimin "Man Booker International". Pas tyre në listë vijnë intelektualët spanjollë, që i dhuruan çmimin me famë mbareuropiane, të Princit të Asturias. Së treti vijnë intelektualët e akademikët italianë, të cilët kanë qenë në garë në vitet e fundit për të ftuar e për të nderuar me çmime e tituj shkrimtarin shqiptar. Më duhet të kërkoj për të parë numrin e festivaleve ndërkombëtare në të cilin Kadare ka marrë pjesë apo nuk ka mundur të marrë pjesë nga Gjermania në Izrael, angazhim i rrallë për të në Francë.
Të besohet se Fischer është nisur më shumë për të ofruar një opinion të tij, se një konkluzion të bazuar në fakte. Po të veproja si ai do të thosha se Fischer është xheloz se nuk është pritur me të njëjtin adhurim nga "intelektualët francezë". Po ky gjithashtu do të ishte një spekulim i palejueshëm.
Fischer e thotë vetë se ka arritur në këtë konkluzion nga lavdërimet e radhitura në kapakun e pasmë të librave të Kadaresë, që qenkan kryesisht nga autorë francezë. Si shkrimtar i botuar, Fischer e di mirë se emrat në këtë rast zgjidhen nga shtëpia botuese me synim rritjen e shitjes së librit e jo nga autori.
Akoma më ironik është fakti se, siç e pranon edhe vetë Fischer, për librin në fjalë, "Aksidentin", lavdërimin kryesor në kapak e ka bërë Klubi Pen i shkrimtarëve, që e ka qendrën në Londër e jo në Paris.
Nuk kam ndërmend t'i hyj diskutimit për përgjithësimin e termit "intelektualë francezë", që përfaqësojnë një botë kaq të larmishme, që vetëm një vëzhgues sipërfaqësor mund t'i fusë të gjithë në një thes.
Kadare, në mënyrë të natyrshme, ashtu siç ka adhurues në Francë (shija e mirë për letërsinë nuk njeh kufij) ashtu ka edhe intelektualë që nuk e duan, për arsye që variojnë nga politike e deri në personale. Jo rrallë atij i është dashur të ndeshet me ta në publik e të debatojë nëpërmjet faqeve të gazetave franceze, televizionit etj.
Libri "Aksidenti", që është zyrtarisht objekt i kësaj kritike, është ndoshta vërtet i dobët. Nuk e kam lexuar, por ka libra të Kadaresë nga të cilët kam pritur më shumë dhe fatkeqësia e çdo artisti të mirë është se pritshmëria është e lartë dhe mundësia e zhgënjimit e madhe.
Megjithatë, jo thjesht nga abuzimet e mësipërme, është e natyrshme të dyshosh për vlerësimet e Fischer-it për librin. Janë tepër ekstreme për t'u marrë seriozisht. Që personazhet të kenë "thellësinë e fletëve të librit" nuk është e lehtë të realizohet. Në jetë më është dhënë rasti të lexoj libra vërtet qesharakë, po asnjë prej tyre nuk e ka merituar këtë përshkrim humoristik. (Megjithëse e pranoj se për disa prej tyre më ka ardhur keq që kjo botë ka disa pemë më pak.)
Për më tepër, që të arrish të shkruash një libër që do të bënte njerëzit "të hiqnin dorë përgjithmonë nga letërsia" siç rrezikon të bëjë "Aksidenti" sipas Fischer-it, do të ishte një arritje vërtet gjeniale, sado shkatërrimtare për shpirtin e njerëzimit. Ndoshta gjeni i së keqes, po përsëri gjeni, Kadareja del që paska një fuqi fatale. (Në fakt, e kundërta është më e mundshme. Dyshoj se disa nuk do të ulen të lexojnë më ndonjë kritikë tjetër të Fischer-it.)
Të gjitha këto të bëjnë pastaj të dyshosh edhe për lavdërimin e tij për librat e parë të Kadaresë. Ndoshta Fischer-it i kanë pëlqyer për arsyet e gabuara. Ndoshta nuk mund të pranojë që një shkrimtar mund të evoluojë apo që mund të mbetet rezultativ edhe në moshë të vjetër. Ndoshta si disa të tjerë nuk mund të pranojnë që njeriu të jetojë në Paris dhe të ruajë integritetin apo kapacitetin e tij intelektual. (Një klishe e shëmtuar dhe provinciale, që nuk përligjet kur vjen nga një shkrimtar që jeton në një tjetër kryeqytet të botës së artit.)
Duket se llamba e ndezur në Muzeun imagjinar të Arritjeve Kombëtare ishte e vetmja gjë me vlerë jo vetëm në Shqipërinë e vitit 1987, por edhe në këtë kritikë të shkrimtarit Fischer. Ndonëse edhe këtë, në një ditë tjetër do ta kishim quajtur një shaka cinike e disi banale.
(Ruben Avxhiu është kryeredaktor i gazetës "Illyria" në New York.)