Çfarë kandidaturash do (refuzohen) votohen?
OPINION nga AGIM BACI
Afrimi i sesionit të ri të Kuvendit pritet të hapë me shpejtësi sërish pyetjen më të nxehtë të sesionit që sapo u mbyll: A do të kemi këtë herë kandidatura për në Gjykatën...
...e Lartë dhe atë Kushtetuese, që do të marrin pëlqimin e Kuvendit? Cili do të mund të jetë kriteri që mos të përsëritet refuzimi ndaj Presidentit?
Personalisht kam trajtuar në shkrimin e shkuar humbjet që na vijnë neve si qytetarë nga refuzimi që i bëhet Presidentit. Dhe në fakt, situata e krijuar ka krijuar idenë se, tashmë Presidentit i ka mbetur vetëm rruga e rënies dakord më parë me maxhorancën, duke kërkuar negociata për emrat që do të propozojë. Por a do të ishin të vlefshme këto negociata politike, kur përzgjedhja është detyrim kushtetues i Presidentit? Nëse kreu i shtetit do të kërkonte negociata me maxhorancën, a duhet të negociojë edhe me opozitën? Nëse krijon të tilla negociata, a do të kishim rrezikun e kandidaturave politike, të cilat më pas do të ishin të varura jo nga profesionalizmi, por nga përkatësia politike? Pra, a do t'i bënin më të besueshme kandidaturat për në gjykatë këto negociata politike?
Të gjitha këto pyetje kanë nevojë për përgjigjen e dy aktorëve: Presidentit dhe maxhorancës, pasi të dy palët nuk janë mandatuar për t'u dhënë shqiptarëve version teknik të ligjit, por për të krijuar mundësinë që shqiptarët të kenë institucione që funksionojnë në të mirë të tyre.
Parimisht maxhoranca ka vënë një kufi lidhur me kandidaturat për këto gjykata, ku ka deklaruar qartazi pozicionin kundër figurave që kanë një të kaluar në hetime apo vendime politike gjatë diktaturës, apo një të kaluar politike të njëanshme. Ky pozicionim është i mbështetur edhe në përpjekjen që ka pasur kjo maxhorancë për të miratuar një ligj për lustracionin, për të frenuar pikërisht disa figura të diktaturës, që kanë marrë pjesë në hetime sekrete apo ndëshkime me qëllim të pastër politik. Por ky qëndrim i maxhorancës, edhe pse i mbështetur në një arsyetim moral, është kthyer në një dëm për qytetarët, të cilët janë edhe më të ndëshkuarit nga mungesa e një funksionimi të këtyre gjykatave. Duke pasur parasysh edhe kontestimin që ka sistemi i drejtësisë në opinionin publik, duket sikur maxhoranca vetëm sa e ka rënduar më shumë këtë opinion, duke lënë pezull këto institucione, të cilave u bashkëngjitet edhe pamundësia e Konferencës Gjyqësore për të zgjedhur anëtarët e rinj në KLD.
Ndërkaq, Presidenti duhet që së pari të mbrojë zgjedhjet e tij në publik, aq më tepër që i përkasin hierarkisë së gjyqësorit, nga ku qytetarët presin që të shohin mundësinë e dhënies të së drejtës, kur kjo ka qenë e pamundur të jepet në shkallët pararendëse. Duke pasur tashmë rëndesën e refuzimeve të përsëritura, kreu i shtetit duhet të bëjë një hap të sigurt, duke kërkuar mirëkuptimin si qytetari numër një i vendit, se ka pasur qëllim pikërisht interesat dhe ndjeshmëritë e qytetarëve. E natyrisht, që përgjigjja më e mirë do të ishte mbrojtja publike përmes figurave që i përgjigjen ndjeshmërisë së publikut e që nuk do të fyenin profesionalisht as vetë komunitetin e gjyqtarëve, gjë që duhet të përkthehet në zgjedhjet e kreut të shtetit, si institucioni simbol i kombit.
Kështu, vjeshta do të ishte një provim, që nuk do të toleronte më fshehjen pas të drejtës që i jep ligji dikujt për të emëruar apo rrëzuar një kandidaturë, por për t'i dhënë zgjidhje të shpejtë këtij ngërçi, që nuk ka pasoja thjesht në fushën e gjyqësorit, por edhe në situatën politike në vend.
Në këtë betejë, maxhoranca, si përgjegjëse kryesore e prodhimit të institucioneve publike dhe kushtetuese, duhet të ndihet në pozitë jo të këndshme, nëse përmes votës kundër ka vonuar mirëfunksionimin e atyre institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, pavarësisht se në këtë rast ka pasur të drejtën e respektimit të disa kritereve. Sepse maxhoranca është mandatuar jo për të na treguar disa të drejta që i jep ligji, por për të përkthyer vullnetin e zgjedhësve në një praktikë funksionuese në të mirë të qytetarëve.