E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikët: Obama i papërgatitur për debatin

Suksesi i Mitt Romney në performancën e debatit të parë duket se i ka dhënë atij një lloj energjie kundrejt presidnetit Barack Obama i cili duhet të përgatitet më shumë për debatin e radhës.
 

Sipas një sondazhi të CNN pas debatit 67% e votuesve të regjistruar thanë se kandidati republikan fitoi, ndërsa para debatit 56% mendonin se Obama do të fitonte.
 

Por një paraqitje e dobët fillestare në debat, nuk ka ndonjë ndikim të madh në zgjedhje, thonë ekspertët. Romney nuk shkëlqeu, por Obama në të vërtet i ra shkurt.
 

"Obama mund të përballojë lehtë këtë humbje. Historiksiht të humbasësh debatin e parë, nuk ka ndonjë ndikim të madh për një president në detyrë"- tha Melissa Wade, një profesorsh debate në Universitetin e Emory, Atlanta.
 

Ndërkohë sipas të dhënave nga sondazhe debatet televizive kanëe ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, të debateve Nixon-Kenedy dhe Bush-Gore në vitin 2000.
 

Megjithatë dominimi në debat ia rrit aksionet Romney-t dhe sipas sondazheve ai ka dominuar qartësisht mbi presidentin. Obama tani përballet me detyrën për të përmirësuar imazhin në debatet e ardhshme.
 

Pavarësisht kësaj të dy kundërshtarët I janë fushatës me akuza të ndërsjellta për njëri tjetrin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›