Turqia paralajmëron sërish Sirinë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, paralajmëroi sërish Sirinë, pas incidentit kufitar të dielën e kaluar.
Sipas mediave turke, ushtria siriane është duke bombarduar pozicione deri 20 metra nga kufiri turk, duke shkaktuar panik dhe vendosur nën rrezik popullsinë që jeton pranë kufirit, e kërcënuar nga ciflat e predhave apo ndonjë gabim i mundshëm në shënjestër.
Damasku zyrtar është duke realizuar një operacion “krahëmarrje”, me qëllim që të pengojë furnizimin e kryengritësve nga territori turk, ndërsa duket se regjimi i Al-Assad nuk është frikësuar nga kërcënimet e Turqisë.
”Sigurojmë se çdo sulm i ardhshëm ndaj Turqisë do të heshtet në mënyrë të menjëhershme”, u shpreh ministri Davutoglu, në reagimin e Ankarasë zyrtare.
Aktualisht, forcat turke janë vendosur në kufi dhe realizojnë raprezalje me artileri brenda territorit sirian. Pasi pesë shtetas turq humbën jetën kur banesat e tyre në qytetin pranë kufirit të Akçakales u goditën gabimisht me mortaja, Parlamenti Turk miratoi një ligj që autorizon ushtrinë të realizojë ndërhyrje brenda Sirisë për një vit radhazi.