Kritiket ne PS detyrojne Ramen te ndryshoje kurs. Harasani Bojkoti spranohet do respektojme rregulloren

Opozita do votojne sot projektbuxhetin e shtetit per vitin 2011-te ndersa ka paralajmeruar edhe per depozitimin e disa amendamenteve
Partia Socialiste pritet te marre pjese sot ne miratimin e projektbuxhetit per vitin 2011-te. Pas bojkotit te nje jave me pare dhe kritikave te shumta qe perfshine kryesine e selise roze bene qe PS te reflektoje dhe kryetari i saj Edi Rama te lejoje deputetet e tij te marrin pjese ne seancen e sotme maratone kur pritet te miratohet nen per nen projektbuxheti i shtetit per vitin 2011-te. Deputeti i PS-se dhe njeherazi anetari i kryesise Andis Harasani u shpreh se ska asnje vendim qe mund te imponoje deputetet socialiste qe te shkelin rregulloren e Kuvendit. Ne grupin parlamentar te Partise Socialiste nuk veprohet ne baze te presioneve por veprohet ne baze te mendimit te shumices se grupit. Nuk ka asnje rregullore grupi e cila na imponon te mos respektojme rregulloren e Kuvendit. Ne do te respektojme rregulloren e Kuvendit. Si deputete kemi paraqitur amendamentet tona brenda kuadrit te rregullores pra 24 ore para seances. Lidhur me votimin porsa kohe ne jemi deputete do te respektojme vullnetin politik te partise tone dhe te atyre votuesve qe na kane votuar. Eumlshte ne te mire te jetes se te gjithe qytetareve shqiptare ndaj per ato amendamente qe ne kemi depozituar sigurisht qe ne do rrime aty dhe do te kerkojme qe te merren ne konsiderate nga mazhoranca dhe do te japim voten tone. Do ishte e patolerueshme qe te dorezonim amendamentet tona dhe te mos merrnim pjese ne votim- u shpreh socialisti Harasani dhe nje prej kritikeve te linjes politike te Edi Rames. Nje jave me pare Partia Socialiste bojkotoi votimin ne parim te projektbuxhetit te shtetit per vitin 2010-te ndonese mori pjese gjate gjithe diskutimit maratone.
...