E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend Berisha PS hodhi vallen e permbytjes- fatkeqesia e shqiptareve lumturia e Edi Rames

02-12-2010 / Gazeta 55

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot gjate fjales se tij ne seancen plenare te Kuvendit Partine Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama se vazhdon te hedhe valle me fatkeqesite e shqiptareve. Kreu i qeverise tha se qendrimi i PS-se eshte per te ardhur keq dhe se po ben politike me vdekjen e 4 femijeve dhe me permbytjet ne Shkoder.
Duartrokitet per shpirtrat e femijeve te vdekur. Z. Ruci duhet ti kerkoje te falur nenes se femijeve. Shkelmuat mbi 4 femijet e vdekur. Sulmuat dhe duartrokitet vdekjen. Ju perdhoset ndergjegjen njerezore duke cituar emrat e 4 viktimave te pafajshme. Z.Ruci duhet te kerkoje te falur shqiptareve nenave shqiptare femijeve shqiptare vogelusheve te ketij vendi se jeni nje histeri e pashembullt politike. Duartrokitet duket cituar emrat e 4 femijeve te vdekur ne shtepine e tyre. Ju nuk keni preokupim njerezor. E keqja e qytetit e mira e kryetarit tuaj eshte motoja juaj. Fatkeqesia e shqiptareve lumturia e kryetarit tuaj. Para femijes para fatkeqesise perkulet cdo kusht. Perkuluni sot se keni perdhosur shpirtrat e tyre. Ju jeni perfaqesues te atyre qe firmosnin ekzekutimin e 27 intelektualeve shqiptare. Ne vend qe te ngriheshit ne kembe dhe te kerkonit 1 minute heshtje shperthyet ne gezim dhe duar trokitje. Clidhje keni ju me qytetaret e Shkodres kur ju perdorni per kapital politik femijet e vdekur. Duhet te kerkoni te falur sepse ajo qe bete ju ate se ka bere askush ne historine e ketij parlamenti. Sot kryetarit tuaj i ngazellyen syte per Shkodren. I ngazellyen syte sepse ne Shkoder ka permbytje dhe kete ai do ta perdore kunder qeverise. Por cpune keni ju me Shkodren kur ju duar trokisni per 4 femijet e vdekur. Ngrihuni dhe kerkoni falje. Adil Carcani ka patur me dinjitet se ti more z.Gramoz. Adil Carcani ka patur me teper pavaresi se ju z.Ruci- u shpreh kryeministri Berisha. Ne vijim Berisha garantoi se qeveria eshte e tera ne kembe per te ndihmuar qytetaret. Duke iu referuar situates se permbytjeve ne zonen e Shkodres kreu i qeverise shprehu angazhim te plote te strukturave shteterore per shpetimin e jeteve njerezore si dhe per sistemin e te avakuarve. Situata eshte nenkontroll tha kryeministri ministrat ndodhen ne zonat e permbytura dhe po udheheqin operacionet e shpetimit dhe sistemimit te jetes se banoreve te avakuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›