Ambasadori amerikan Arvizu mberrin ne Tirane Jam ketu per te cuar me tej marredheniet speciale Shqiperi-SHBA

Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes i akredituar ne vendin tone Aleksander Arvizu mberriti sot ne Tirane duke marre zyrtarisht detyren e perfaqesuesit diplomatik te Uashingtonit. Diplomati amerikan menjehere pas mberritjes ne aeroportin e Rinasit dha nje deklarate per shtyp per mediat shqiptare duke u shprehur i kenaqur per detyren e re ndersa theksoi se shpreson te vazhdoje me tej ato marredhenie te ndertuara prej 20 vitesh nga te gjithe perfaqesuesit diplomatike amerikane ne Shqiperi. Ai theksoi se ndihet krenar qe do te perfaqesoj diplomacine amerikane ne Shqiperi dhe eshte shprehur mirenjohes qe presidenti Obama i ka ngarkuar kete detyre te rendesishme.
Duke i konsideruar speciale marredheniet mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara ambasadori Arvizu tha se Shqiperia po deshmon muaj pas muaji se po ben hapa te rendesishem ne rrugen e integrimit euroatlantik. Shpresoj qe te ece ne hapat e ish-ambasadorit John Withers. Shpresoj qe Shqiperia te vazhdoje ne hapat e saj te integrimit- u shpreh ambasadori amerikan. Me tej Arvizu theksoi se shpreson se gjate mandatit te tij si ambasador ne Shqiperi te njohe me mire vendin tone duke shtuar se e njeh mire afersine qe populli shqiptar ka me SHBA-ne. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu zevendeson John Withers pas perfundimit te mandatit te ketij te fundit.
Ambasadori Arvizu/Ambasadori i ri i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu eshte diplomat karriere i Sherbimit te Huaj ne rangun e keshilltarit ministror. Ai u emerua ne kete post pasi mbajtjes se detyres si drejtor i zyres se zhvillimit te karrieres dhe pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Arvizu me pare ka qene zv/ndihmes sekretar ne Zyren e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Perfaqesuesi i ri i SHBA-se ne vendin tone ka qene gjithashtu zevendesshef Misioni ne Bankok te Tajlandes dhe ne Pnom Pen te Kamboxhias. Ambasadori Arvizu ka sherbyer edhe ne vende te tjera si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne Eumlashington ai ka punuar ne Keshillin e Sigurimit Kombetar.
...