Kritikohet Cristiano Ronaldo

Ylli i Real Madridit bëri paraqitjen e tij të 100-të për Portugalinë, por një numër i gazetave ditore kritikuan paraqitjen e tij të zbehtë ndaj irlandezëve. “Portugalia luajti pa Ronaldon” dhe “Spektakël i turpshëm” ishin vetëm disa prej titujve në të përditshmet portugeze.
Record theksoi se ish anëtari i Manchester Unitedit “nuk kishte asgjë për çka të buzëqeshte në paraqitjen e tij të 100-të për Portugalinë”, kurse A Bola theksoi: “Gjithçka shkoi keq dhe Portugalia ende luan pa të (Ronaldon)”, duke shtuar se “Ylli më i madh dështoi të shfaqet në paraqitjen e tij të 100-të për Portugalinë”.
Diario de Noticias ishte edhe më i ashpër duke komentuar: “Nuk pati arsye të festohet paraqitja jubilare e Ronaldos pasi ai dhe Portugalia dhuruan një spektakël të turpit”, duke vlerësuar lojën e Ronaldos si “e dobët”.