Video me ‘goditjet’ e Pepes

Gjiganti katalan besohet se ka bërë bashkë xhirimet e ndërhyrjeve të ashpra të bëra nga reprezentuesi portugez në ndeshjet mes skuadrave – në veçanti ndaj Lionel Messit – dhe video është duke u ruajtur në zyrat e stadiumit Nou Camp.
Radiostacioni El Club de la Matjanit ka raportuar se Barcelona ka angazhuar zyrtarët Domenec Torrent, Carles Planchart dhe Alex Garcia për të bashkuar pamjet e disa ndërhyrjeve të dhunshme nga Pepe brenda një materiali.
Po ashtu thuhet se videoja është bërë me kërkesë të ish trajnerit Pep Guardiola dhe trajnerit aktual Tito Vilanova, pasi ky i fundit javë më parë iu përgjigj akuzave të Pepes se gjyqtarët favorizojnë Barcelonën duke thënë: “Mund të bëjmë një video me goditjet e Pepes”. Besohet se kryesia e Barcelonës tani për tani nuk ka vendosur të publikojë materialin.