E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më të mirë se Eddie Van Halen

Lexuesit e revistës muzikore ‘Guitar World’ ka shpallur kitaristin Eddie Van Halen për kitaristin më të mirë të gjitha kohëve.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz morën pjesë në përzgjedhjen e kitaristit më të mirë botëror, në mesin e 132 kandidatëve që konkurronin për këtë titull. Van Halen la pas vetes kitaristin e grupit Queen, Brian May, i cili u radhit i dyti.

I treti ndërkaq doli kitaristi i grupit Rush, Alex Lifeson, legjendari Jimmi Hendrix u radhit i katërti, ndërkohë që Joe Satriani përfundoi si i pesti.

Për Van Halen votuan 62 përqind e lexuesve të portalit ‘Guitar World’.

Ndryshe, veç këtyre emrave legjendar, pjesë e konkurrencës ishin edhe kitaristë të shumtë të njohur, si Les Paul, Jeff Beck, Jimmy Page, Steve Vai, Dimebag, Tony Iommi, Slash, Randy Rhoads, Lil Wayne, Eric Clapton, etj.

Është interesante se kitaristi David Gilmour u radhit i 13’i, Slash i 22’i, ndërsa Keith Richards i 40’a.

Përzgjedhja u organizua sipas sistemit “knock-out”, që nënkupton se kitaristët i kundërviheshin drejtpërsëdrejti njëri-tjetrit, kurse lexuesit e portali ‘Guitar World’ ishin ata që vendosnin se kush e vazhdon garën tutje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›