E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikove Putinin, largohu nga parlamenti

Komisioni për Etikë i parlamentit të Rusisë (Duma) i ka bërë thirrje një deputeti opozitar që ta dorëzojë karrigen e tij, pasi që gjatë një udhëtimi në SHBA ka kritikuar publikisht presidentin Vlladimir Putin.

Komisioni po ashtu i ka marrë të drejtën deputetit Dmitry Gudkov që të flasë publikisht në seancat plenare, për një muaj, njofton Rel.

Gudkov, në një fjalim në Washington, ka kritikuar “metodat shtypëse të Putinit dhe miqve të tij” dhe i ka bërë thirrje SHBA-së që të ndihmojë në ekspozimin e zyrtarëve të korruptuar rusë, duke ofruar informacione mbi llogaritë e tyre në bankat perëndimore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›