Refuzohet apeli i Pussy Riot

Gjykata e Moskës ka refuzuar apelin e tri anëtareve të grupit Pussy Riot kundër dënimit të tyre.
Në njoftimin e postuar në ueb-faqen e gjykatës thuhet se ndëshkimi i Jekaterina Samusheviqit, Maria Aljokinas dhe Nadezhda Tolokonikova “ka qenë i drejtë dhe proporcional me veprën”.
Tri vajzat janë dënuar me nga dy vjet burgim vitin e kaluar, nën akuzat për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.
Samusheviq më pas është liruar me kusht, por dënimi i saj nuk është hedhur poshtë.
Vitin e kaluar, vajzat kanë kryer një performancë në Katedralën Shpëtuesi Krisht në Moskë kundër presidentit rus Vlladimir Putin./Indeksonline/