E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset një shqiptar nga policia serbe

(E plotësuar) “Kam qenë duke prerë dru në mal. Nuk kam ditur asgjë çfarë po ndodhë ... dhe papritur e pashë vetën të plagosur”, ka thënë i plagosuri për gazetarin e Indeksonline.

I plagosuri i cili është nga fshati Metehi të Podujevës, thotë se plagosja ka ndodhur në fshatin Pozharec.

https://

----

Gazetari i Indeksonline gjendet në QKUK, ku ka marrë prononcimin ku vet i plagosuri ka thëne se është plasogur në fshatin Ponashevcë , dhe momentalisht gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Është plagosur një shqiptar nga policia serbe në Metehi të Podujevës, mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë dhe gjoks nga burimet e Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e vonshme të mërkurës.

Ndërkaq Policia e Kosovës e pohojnë plagosjen por nuk kanë ende të dyshuar për veprën.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se është dërguar në emergjencë një person i plagosur që dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Informacionet e para janë se personi i plagosur nga fshati Metehi të Podujevës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani për Indeksonline./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›