Reeker beson në marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka shfaqur besimin se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje, me kusht që të dyja palët të jenë konstruktive dhe të përqendrohen në të ardhmen e popujve të tyre.
“Besoj se është e mundshme të gjendet zgjidhja”, u ka thënë Reeker gazetarëve në Bruksel, për të theksuar edhe një herë se SHBA-ja përkrah fuqishëm procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.
Në Bruksel, aktualisht po zhvillohet rrethi i shtatë i bisedimeve ndërmjet kryeminsitrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Bisedimet ndërmjetësohen nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton./Indeksonline/