E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekorohen ekspertet amerikane qe reformuan ushtrine

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dekoroi tre ekspertë amerikanë të kompanisë “CUBIC” që ndihmuan Forcat e Armatosura në reformimin e tyre. Ministri Imami u dorëzoi kolonelit Louis Boros, kolonelit Calvin Peterson dhe kolonelit Gregory Cannata, medaljen “Për Shërbime të Shquara”. Medaljet jane dhene me motivacionin: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet ekspertizës dhe këshillimit për reformimin e Mbrojtjes dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.
Sipas ministrit Imami, ekspertët amerikane prezente ne Shqipëri qe prej vitit 2007 dhanë një kontribut të madh në arritjen e standarteve të kërkuara nga NATO. Në ceremoninë e dekorimit ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›