E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohamed Morsi nuk eshte me President i Egjiptit

Mohamed Morsi nuk është më president i Egjiptit, që prej orës 19.00 të mbrëmjes së sotme. Lajmi është konfirmuar nga një burim ushtarak online, pas dështimit të negociatave me ushtrinë për të lënë pushtetin.

Ushtria egjiptiane pezullon kushtetuten dhe shpall formimin e nje qeverie te perkohshme teknike ,deri ne mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.
Mohammed Morsi nuk eshte me president i Egjiptit, pasi gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrezimin e tij nga pushteti mbremjen e se merkures, pas nje grushti shteti te udhehequr prej ushtrise.
Duke cituar burime të "sigurta" brenda Egjiptit, "CNN" thotë se pritet të jetë opozitari properëdimor e liberal El-Baradei, ish-drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ai që do të kryesojë një qeveri tranzicioni të përkohshme.
Me parë, Presidenti Mohammed Morsi përsëriti ofertën e tij për një qeveri konsensuale, por refuzoi tërheqjen.
Ndërkohë, një zëdhënës i Vllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, ka njoftuar në Twitter se një "grusht ushtarak shteti" ishte në zhvillim e sipër në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›