Mjekët: Ruani fëmijët nga variçela
Nje nga infeksionet virale qe po qarkullon ne kete sezon eshte varicela. Ne kopshtet dhe cerdhet e Tiranes, ka patur raste te shpeshta te femijeve, te cilet kane qene te prekur nga kjo patologji. Kete e konfirmojne dhe mjeke prane Qendres Spitalore Universtare "Nene Tereza", te cilet pohojne se ka patur dhe nga ata paciente te cilet jane shtruar per te marre nje ndihme mjekesore me te specializuar. Mjeket infeksioniste thone se varicela shfaqet tek femijet por ajo prek dhe moshat e rritura.
"Varicela eshte nje semundje virale, prek moshat pediatrike. Mendohet qe ne moshen 9 vjec e poshte 90 per qind e femijeve e kane kaluar nje infeksion te tille dhe ne cdo dy-tre vjet semundja bene episode riciklimi dhe epidemie. Faktoret qe e favorizojne jane kontaktet e ngushta ne kopshte dhe cerdhe ku kontaktet e ngushta te femijeve jane mjaft te shpeshta", thote Edmond Puca, mjek infeksionist.
Nje nga masat parandaluese eshte shmangia e kontaktit me te semurin, nderkohe qe grate shtatzena duhet te kene kujdes pasi semundja mund te jete fatale per foshnjen.
"Nese prinderit mendojne se femija i tyre ka disa shenja sic mund te jete pak lodhje, shfaqja e disa elementeve ne lekure, sidomos ne pjesen e perparme te trupit, duhet qe keto femije te izolohen. Nese infeksioni ndodh per here te pare te grate shtatzana ne javen e fundit te shtatzanise ose ne dy ditet e para pas lindjes, komplikacionet mund te jene shume te medha", thote ai. Aktualisht ne dite prane pediatrise jane paraqitur rreth 5 raste, por ne qendrat shendetesore ky numer eshte me i madh.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi