Rrogozhinë, pranga kreut të burgut
Arrestohen tre zyrtare te burgut te Rrogozhines nen akuzen shpërdorimit te detyres dhe te korrupsionit. Pajtim Murrja, drejtori i burgut si dhe dy vartesit e tij Denis Tosku dhe Ismail Cumani kane provuar prangat ne duar. Operacioni per arrestimin e drejtuesve te burgut eshte finalizuar sot pas kater muja hetimesh intensive te udhehequra nga njesia e task- forces ne Prokurorine e Rrethit te Durresit.
Me pare agjentet e Shërbimit te Kontrollit te Brendshem nepermjet përgjimeve kishin mundur te siguronin informacion te detajuar te cilin ia kishin percjelle prokurorise. Organi qendror i akuzes pas marrjes se provave ka urdhëruar arrestimin e zyrtareve.
Ne kërkim eshte shpallur edhe Fatos Gosa, pronari i nje lokali ne Peqin i cili luante rolin e sekserit. Te arrestuarit perfitonin shuma te medha parash nga te denuarit duke u dhene atyre leje pavarësisht nga vepra penale per te cilen vuanin denimin.
Parate dorëzoheshin nga familjaret e te denuarve ne lokalin Fatos Goses dhe me pas drejtori i burgut Pajtim Murrja merrte pjesen e luanit.Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojne se zyrtaret kane firmosur leje edhe per te denuar per krime te renda. Burgu i Rrogozhines ka qene disa here ne vëmendjen e hetimeve te SHKB-se per shkak te sinjaleve per abuzimet e punonjësve me detyren.
Gent Azizi