E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Patozi e Ruçi takim 20 minutësh. Nesër në mesditë nisin negociatat

Pas 20 minutash në zyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Ruci dhe Patozi kanë përcaktuar orën 11:00 të së mërkurës si kohën kur do të starojnë zyrtarisht negociatat. Takimi me dyer të mbyllura mes dy kryetarëve parlamentarë ka shërbyer për të përcaktuar modalitetet teknike të takimeve zyrtare që do të vijonë në ditët në vazhdim.

Do të jetë kryesia e Kuvendit vendi ku do të zhvillohet seria e re e negociatave mes PS-së dhe PD-së pas një pauze disa mujore. Burime të Alsat bëjnë të ditur se në përfundim të takimit Ruci–Patozi mund të ketë dhe një pronocim për mediat për të saktësuar detaje të mëtejshme.

Ka qenë vizita e ambasadori belg, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, Mark Mishelsen, një ditë më parë ajo që risolli dhe njëherë në skenë negociatat për krizën. Menjëherë pas takimit me diplomatin nga Belgjika, i cili apeloi për zgjidhje dhe rivendosje djalogu politik deri në nëntor, kryeministri Berisha mandatoi Astrit Patozin si negociatorin e PD-së.

Ai i kërkoi kryetarit të grupit të tij parlamentar të vendoste kontaktet me homologun Gramoz Ruci për të përcaktuar axhendën e këtyre negociatave. Axhendë e cila u përcaktua gjatë takimit sotëm të orës 10:00 me dyer të mbyllura në zyrën e Rucit. Edhe më herët 2 kryetarët e grupeve kanë qenë pjesë e negociatave PD-PS si shoqëruesit respektiv të Beishës dhe Ramës.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 13 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›