E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Capello humbet mbi 1 milione paund

Ne ate kohe kur trajneri 62 vjecar e pranoi kete oferte, kursi i shkembimit te sterlines ne euro ishte 1.39, nderkohe qe 11 muaj me pas kjo vlere ra ne 1.18.

Kriza boterore ekonomike ka prekur edhe trajnerin e Anglise, Fabio Capello. Sipas te perditshmes angleze “The Sun”, tekniku italian ka humbur 1 milione paund nga paga e tij dhe marreveshja me federaten pas dobesimit te kesaj monedhe ne kursin e kembimit ne bursat globale.

Rreth 1 vit me pare, Capello nenshkroi nje kontratre 4 vjecare me Federaten Angleze nga ku do te perfitonte 6 milione paund ne vit, por veprimet financiare te tij kryhen ne Itali. Ne ate kohe kur trajneri 62 vjecar e pranoi kete oferte, kursi i shkembimit te sterlines ne euro ishte 1.39, nderkohe qe 11 muaj me pas kjo vlere ra ne 1.18.

Sipas perllogaritjeve te bera nga “The Sun”, vitin e kaluar Capello perfitonte 8.28 mln euro ne vit, ndersa tani per shkak te krizes ai merr 7.08 mln euro ne vit, nje humbje prej 1.2 mln eurosh. Burime prane traJnerit italian konfirmuan humbjet financiare, por thane se tekniku eshte i lumtur me aventuren me Angline dhe nuk do te kerkoje kompensim apo ndryshimin e detajeve te kontrates nese kriza ekonomike do te vazhdoje.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›