Walcott, federata demshperblen Arsenalin

Federata Angleze e Futbollit duket se ka degjuar kritikat e Arsene Wenger pas demtimit te rende te Theo Walcott gjate stervitjes me kombetaren e Anglise, duke pranuar te paguaje rrogen e lojtarit per 3 muajt e ardhshem qe ai nuk do zbrese ne fushe.
Per te pakesuar demin qe i eshte bere Arsenalit, federata vendosi te demshperbleje “topcinjte” me rreth 240 mije sterlina qe eshte edhe shuma e cila merr sulmuesi i ri ne 3 muaj tek londinezet. Diten e djeshme, Wenger sulmoi trajnerin e kombetares Fabio Capello, duke kembengulur ne faktin se miqesorja me Gjermanine nuk i ka sherbyer per asgje kombetares se Anglise pasi ajo nuk pergatit nje takim zyrtar.
“Nuk e kuptoj cfare mund te arrihet ne nje miqesore ne kete moment. Mund te kuptoj nje ndeshje per te pergatitur nje ndeshje zyrtare, por ne kete moment nuk ka te tilla”, eshte shprehur drejtuesi i “topcinjve” te Londres. Ne vijim te deklarates, ai i ka kerkuar shoqerise qe t’i kerkoje federates nje shume prej 240 mije eurosh, e barazvlefshme me rrogen e lojtarit per 3 muajt e ardhshem kur ai nuk do jete i gatshem.
I riu Walcott eshte demtuar ne shpatull gjate nje seance stervitore me kombetaren ne kuader te pergatitjeve per miqesoren me Gjermanine.